5169Punonjës të tjerë të shërbimeve personale të paklasifikuar diku tjetër
Grup njësi · 6 profesione
Përshkrimi
Ky grup njësi përmban profesione të cilat nuk gjenden të klasifikuara ne grupin 51 “punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes”, duke përfshirë ato të cilat ofrojnë shërbime shoqërimi në vallëzim, shoqërues në klube nate, etj.
Detyrat kryesore
- Shoqërojnë dhe mbrojnë klientët në lëvizjet e tyre në restorante, hotele, klube nate etj;
- Sigurojnë klientët që ata të argëtohen të qetë e të sigurt pa shqetësime;
- Ndjekin politikat mbrojtëse për të gjithë territorin që mbulojnë, ambientin dhe individët përkatës;
- Kontrollojnë kamerat e sigurisë për mirëfunksionimin e tyre;
- Kontrollojnë sendet personale të individëve në raste të caktuara sipas rregullores së punës;
- U përgjigjen thirrjeve telefonike që kanë lidhje me sigurinë në ambientet e territorit që mbulohet me mbrojtje;
- Reagojnë e veprojnë në rast alarmi për zjarr, në raste të stuhisë së dallgëve apo në raste të tjera që kërkojnë ndërhyrje emergjente;
- Përgatitin raporte për eprorët për rastet e incidenteve të mundshme;
- Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë.
Kërkesat
- Niveli i mesëm i shkollimit është më se i mjaftueshëm.
- Të ketë njohuri të plota për rregullat dhe procedurat që lidhen me çështjet e sigurisë.
- Të njohë mirë përdorimin e mjeteve të lidhura me mbrojtjen dhe sigurinë.
- Të jetë e/i shoqërueshëm me nivel të lartë komunikimi.
- Të jetë e/i aftë të përpilojë raporte dhe t’i paraqesë ato tek eprorët.
- Të jetë i aftë të punojë në kushte të vështira të motit.
- Të ketë aftësi të shkëlqyera në ofrimin e shërbimeve ndaj klientit.
Informacion shtesë
Trajnimet apo kualifikimet shtesë japin përparësi për punësim.
Disa njohuri bazë mbi mjetet dhe pajisjet që përdoren për realizimin e këtyre shërbimeve, e bëjnë më të lehtë gjetjen e vendit të punës.
Për të qenë i suksesshëm në punë , vëmendje duhet kushtuar kontrollit të përditshëm të ambienteve të brendshme dhe të jashtme të ndërtesave.
Në raste të caktuara të emergjencës kërkohet të punohet me orë të zgjatura dhe kjo mund të kërkojë më shumë përkushtim dhe energji të cilat rezultojnë në të mirë të punës.
Profesionet në këtë grup
- Shoqërues eskorte
- Pritës klubi
- Partner kërcimi
- Shoqërues për burrat
- Shoqërues për gratë
- Shoqërues personalitetesh

