5163Varrmihës dhe ruajtës të kufomave

Grup njësi · 5 profesione

Përshkrimi

Varrmihësi dhe ruajtësi i kufomave i shërben trupave të njerëzve të vdekur që nga larja deri në ruajtjen e kufomave; si dhe organizimin e funeraleve deri në varrosjen e tyre.

Detyrat kryesore

  • Lajnë kufomat përpara kryerjes së veprimeve funerale;
  • Pastrojnë dhe veshin trupat e vdekur përpara funeralit;
  • Kujdesen dhe riparojnë prerjet, çarjet në pjesë të trupit të vdekur përpara funeralit;
  • Kujdesen për organizimin e funeralit;
  • Ruajnë, parfumosin, balsamosin kufomat dhe arkivolet përpara varrimit;
  • Zbatojnë rregullat bazuar në ligjin për zhvarrosje dhe procedurat e krematoriumit;
  • Përgatitin dokumentacionin dhe komunikojnë me institucionet e përcaktuara në zbatim të procedurave;
  • Organizojnë njoftimet dhe ndihmojnë në saktësimin e kohës së varrimit;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Të ketë njohuri mbi kryerjen e këtij profesioni.
  • Të dijë të trajtojë klientin me kujdes dhe me dhembshuri duke konsideruar faktin se njeriu i vet është ndarë nga jeta.
  • Të dijë të komunikojë me shumë takt me klientin për problemet që kanë të bëjnë me shërbimet e funeralit.
  • Të ketë aftësi të kryejë veprimet në kohën e duhur.

Informacion shtesë

Fillimi i punës në këtë profesion nuk kërkon nivel shkollor të specifikuar por me shtimin e cilësisë dhe sasisë së kërkesave është e domosdoshme të kryhen trajnime e kualifikime sidomos për rastet e ndërhyrjes së riparimit të pamjes së kufomave dhe krematoriumit. Njohja e mirë e kuadrit ligjor në fuqi ndihmon në zbatimin e procedurave të rregullta ligjore.

Profesionet në këtë grup

  • Larës i kufomave
  • Punonjës funerali
  • Punonjës të agjencive të funeralit
  • Ruajtës i kufomave
  • Shërbyes funerali

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye