5161Astrologë, tregues fati dhe të tjera që lidhen me to

Grup njësi · 6 profesione

Përshkrimi

Astrologë, tregues fati dhe të tjerë që lidhen me to, tregojnë të kaluarën dhe lexojnë të ardhmen tek personat që besojnë në praktikën e astrologëve që tregojnë të ardhmen duke u bazuar kryesisht në leximin e dorës ose të letrave ose me teknika të tjera.

Detyrat kryesore

  • Lexojnë horoskopin e individëve bazuar në muajin dhe vitin e lindjes dhe parashikojnë të ardhmen duke u bazuar në këto informacione;
  • Lexojnë dhe interpretojnë dorën e klientëve, të letrave, konfigurimin e njollave në filxhan pas pirjes së kafesë, etj;
  • Parashikojnë të ardhmen duke u bazuar në këto informacione;
  • Japin të dhëna kohore mbi ceremonitë martesore, udhëtime dhe aktivitete të tjera;
  • Japin parashikime dhe këshilla për veprimet e së ardhmes për klientët;
  • Realizojnë një kominikim të afërt shpirtëror me klientët;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Të ketë aftësi për të parashikuar të ardhmen e individit duke lexuar e interpretuar vendosjen e yjeve, vijat e pëllëmbës së dorës dhe logjikën e radhës së numrave.
  • Të dijë të transmetojë parashikimin e kryer tek klienti.
  • Të ndërtojë marrëdhënie besimi tek klienti.

Informacion shtesë

  • Nuk ka kërkesa specifike për të filluar punë në këtë profesion.
  • Kujdes duhet bërë për rregullsinë me ligjet e shtetit për hapjen e biznesit privat.

Profesionet në këtë grup

  • Astrolog
  • Kiroman
  • Numerologist
  • Tregues fati
  • Tregues fati me letra
  • Fallxhor

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye