5162Shoqërues dhe shërbyes

Grup njësi · 7 profesione

Përshkrimi

Shoqërues dhe shërbyes ofron shoqëri dhe shërbime tek klientët sipas porosisë/nevojës së tyre. Në këtë kategori përfshihen kryesisht punonjësit e gardërobës në hotele apo shërbyesit personal që shoqërojnë klientin gjithkund sipas nevojave.

Detyrat kryesore

  • Ofrojnë shoqërim ndaj klientëve në vende të ndryshme, duke i lexuar, duke biseduar dhe duke marrë pjesë bashkërisht në aktivitete të tilla si takime biznesi, sport, ceremoni festive etj;
  • Shoqërojnë vizitorët në shtëpitë e klientëve të tyre;
  • Parkojnë makinën e pronarit klient të tij;
  • Mbajnë valixhet dhe shoqërojnë pushuesit/klientët në hotele;
  • Dëgjojnë dhe raportojnë ankesat e klientëve në hotele;
  • Shoqërojnë personalitete në ambiente brenda dhe jashtë hotelit;
  • Sigurojnë mirëmbajtjen e veshjeve dhe sendeve të tjera të klientëve;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Të jetë e/i shpejtë i shkathët dhe i saktë në veprimet që kryen.
  • Të jetë e/i kujdesshëm dhe i mirënjohur për veprimet që kryen.
  • Të jetë e/i sjellshëm me të gjithë personat e tjerë që i shërbejnë klientit.
  • Të jetë e/i fuqishëm me rezistencë për të punuar me orë të gjata, në këmbë pa u ulur.
  • Të demonstrojë aftësi komunikimi miqësor me klientët e tij.
  • Të jetë e/i saktë në dhënien e informacionit rreth shërbimeve që ofrohen.
  • Të dijë të punojë vetëm dhe në ekip.
  • Të njohë mirë gjuhën amtare dhe të ketë njohuri elementare të gjuhës Angleze.

Informacion shtesë

  • Nuk ka kërkesa specifike shkollimi , porse shkollimi i detyrueshëm shtetëror duhet të jetë i përfunduar.
  • Duhet të jetë e/i pajisur me leje drejtimi automjeti.
  • Korrektësia në këtë punë ka një rendësi të veçantë.

Profesionet në këtë grup

  • Gardërobist
  • Gardërobist hoteli
  • Gardërobist personal
  • Punonjës shërbimi
  • Punonjës shërbimi për dhomat në hotele
  • Punonjës shërbimi personale
  • Shoqërues

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye