5165Instruktorë të autoshkollave

Grup njësi · 1 profesione

Përshkrimi

Instruktorë të auto-shkollave u mësojnë individëve se si të drejtojnë mjetet motorike në rrugë të ndërtuara posaçërisht për këtë qëllim.

Detyrat kryesore

  • Shpjegojnë pjesët përbërëse të makinës dhe funksionin e detajuar për çdo pjesë; shpjegojnë rreziqet që vijnë nga keqfunksionimi i çdo pjese;
  • Instruktojnë kursantët sipas gjendjes dhe nivelit të tyre mbi njohuritë e drejtimit të automjeteve, duke i shpjeguar dhe demonstruar funksionimin e frenave, friksionit, përzgjedhjen e marshit, sinjalet, ndriçimin etj;
  • Udhëzojnë kursantët mbi teorinë dhe praktikën mbi rregullat e sinjalistikës së trafikut, rregullat e parkimit dhe të manovrimit sipas situatave që paraqiten;
  • Instruktojnë mbi rregulloren e qarkullimit dhe kodin rrugor të miratuar ligjërisht prej institucioneve shtetërore; testojnë zotërimin e rregullores prej tyre;
  • Instruktojnë mbi shkathtësinë e veprimeve gjatë drejtimit të automjeteve si edhe sigurinë në rrugë;
  • Udhëzojnë kursantët për teknikat dhe rregullat e veprimit në raste të situatave emergjente të drejtimit të automjetit;
  • Instruktojnë kursantët si të përdorin pajisjet që sigurojnë jetën në raste të emergjencës;
  • Ilustrojnë dhe shpjegojnë veprimet mekanike të mënyrës së funksionimit të automjeteve duke përdorur dërrasën e zezë, diagrame e figura.
  • U bëjnë kursantëve praktikë vozitjeje në rrugë me mjet të posaçëm (sistem dopio komandimi, drejtimi dhe frenimi) derisa këta të fundit të aftësohen për mirë vozitjen e automjetit në rrugë automobilistike me nivele të ndryshme rrezikshmërie;
  • Sugjerojnë kohën e duhur për të hyrë në provim për marrjen e lejes së drejtimit të automjetit;
  • Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë.

Kërkesat

  • Të jetë i pajisur me leje drejtimi automjeti të një niveli sa më të lartë.
  • Të jetë e/i durueshëm, të njohë e të kuptojë aftësitë mendore dhe fizike të njerëzve.
  • Të jetë e/i qartë në proceset e mësimit dhe i aftë të përcjellë tek kursantët dijet e tij.
  • Të dijë të transmetojë këshilla ndaj kursantëve për mënyrën se si duhet të veprojnë në raste të caktuara lidhur me drejtimin e automjeteve.
  • Të jetë e/i licencuar si instruktor automjetesh sipas ligjeve dhe rregullave shtetërore në fuqi.

Informacion shtesë

Të dijë t’i përgjigjet qartë e saktë kursantëve për kërkesat që ka në lidhje me dijet e kurseve teorike dhe praktike mbi vozitjen në rrugë të automjeteve.

Të ketë aftësi të punojë edhe në fundjavë apo pasdite pas orarit zyrtar të punës.

Profesionet në këtë grup

  • Instruktor autoshkolle

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye