5164Punëtorë të kujdesit për kafshët
Grup njësi · 7 profesione
Përshkrimi
“Punëtorë të kujdesit për kafshët” kujdeset, ushqen, trajton, ndihmon dhe mëson kafshët, si edhe ndihmon veterinerët, specialistët e shëndetit të kafshëve dhe teknikët e strukturave veterinare, strehuesit e kafshëve, vendet e rritjes dhe të ushqimit të tyre, kopshtet zoologjike, laboratorët, shtëpitë, hotelet e fushimit të qenve, spitalet e kafshëve, dyqanet e shitjeve të kafshëve shtëpiake, shkollat e mësimit të kalërimit, shkollat e stërvitjes së qenve dhe strukturat të ngjashme në shërbim të kafshëve.
Detyrat kryesore
- Lajnë, pastrojnë dhe ushqejnë kafshët;
- Shoqërojnë kafshët në ambientet e trajtimit dhe përkujdesen për qetësinë e tyre gjatë trajtimit;
- Merr masa për regjistrimin e kafshëve në organet përkatëse;
- Pastrojnë dhe sterilizojnë mjetet e punës të tilla si instrumentet e kirurgjisë veterinare;
- Vendosin etiketa emërtimi në ilaçet dhe preparatet farmaceutike në shërbim të kafshëve;
- Sterilizojnë shishet dhe epruvetat, si edhe pajisje të tjera që përdoren për kafshët;
- Pastrojnë, riparojnë dhe dezinfektojnë vendqëndrimet e tyre si stalla, kafaze, shtretër, oborre dhe vende të tjera të rrethuara;
- Mbajnë dhe regjistrojnë informacione mbi kafshët si pesha, madhësia, kushtet fizike etj;
- Kujdesen për gjendjen fizike të kafshëve duke u kujdesur për trajtimet e ilaçet e marra, llojin dhe mënyrën e ushqimit;
- Mësojnë kafshët të përfitojnë qëndrimin e sjelljen përkatëse për të dhënë siguri ndaj qytetarëve;
- Dezinfektojnë kafshët përpara operacioneve dhe kujdesen pas përfundimit të tyre;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.
Kërkesat
- Të ketë një kualifikim profesional në këtë fushë.
- Të ketë aftësi të zgjidhë problemet gjatë punës.
- Të jetë i/e orientuar drejt shërbimit ndaj njerëzve e ndaj kafshëve.
- Të marrë në konsideratë veprimet potenciale në interes zgjidhjes së problemeve.
- Të dijë të kuptojë dokumente të shkruara të lidhura me trajtimin e kafshëve.
- Të jetë i/e aftë të identifikojë problemin.
- Të dijë të përcjellë drejt mesazhet që kërkon të japë me shkrim dhe me gojë.
- Të jetë i/e fortë fizikisht, për të përdorur pjesët e trupit në ndihmë të trajtimit të kafshëve.
Informacion shtesë
Fillimi i punës në këtë profesion kërkon eksperienca apo kualifikime në fushën përkatëse. Trajnimi, kualifikimi dhe specializimi i mëtejshëm përcaktojnë rritjen në karrierë në këtë fushë.
Rritja e dijeve mbi jetën e kafshëve dhe shkollimi mundësojnë hapjen e biznesit privat në këtë profesion sipas ligjeve në fuqi.
Profesionet në këtë grup
- Ndihmës veteriner
- Punëtor të kujdesit për kafshët
- Zbutës kafshësh
- Balsamosësh kafshësh
- Ruajtës kafshësh
- Stërvitësh kafshësh
- Kujdestar kopshti zoologjik

