343Specialistë të artit, kulturës dhe kulinarisë
Grup i vogël · 5 Nëngrupe
Përshkrimi
Specialistë të artit, kulturës dhe kulinarisë ofrojnë shërbime mbështetjeje organizative, duke kombinuar aftësitë krijuese dhe teknike kulturore me njohuritë e tyre në marrjen dhe përpunimin e fotografive, në projektimin dhe dekorimin e skenografisë, dekorimin e ambienteve të brendshme e shtëpive, zyrave apo institucioneve të tjera. Ata ndihmojnë dhe sigurojnë mbështetjes në përgatitjen e skenave dhe objekteve për shfaqje, për skena të prodhimit të filmit dhe të televizionit dhe në fushat e tjera artistike dhe kulturore, punojnë në biblioteka, galeri artesh, koleksioneve dhe muzeume, si dhe krijojnë menytë apo mbikëqyrin përgatitjen dhe prezantimin e ushqimit. Ata mund të punësohen në biblioteka , muzeve, galeri arti, hotele dhe restorante, institucione të prodhimit të filmit dhe të televizionit, në fushat e tjera artistike dhe kulturore të shërbimeve të biznesit apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Kryejnë projektimin dhe dekorimin e skenografisë;
- Përgatisin objekteve për shfaqje;
- Kryejnë mirëmbajtjen e bibliotekës dhe galerive të artit apo koleksione të tjera;
- Kryejnë regjistrimin dhe ruajtjen e të dhënave dhe sisteme katalogimi në biblioteka;
- Hartojnë menytë në institucionin e shërbimit të tyre;
- Mbikëqyrin përgatitjen dhe prezantimin e ushqimit;
- Sigurojnë mbështetje për skena të prodhimit të filmit dhe të televizionit dhe në fushat e tjera artistike dhe kulturore;
- Kryejnë dekorin e ambienteve të brendshme të zyrave, dyqaneve e shtëpive;
- Punojnë me kamera apo pajisje të tjera për të fotografuar njerëzit, ngjarjet, skena, materiale, produktet dhe subjektet e tjera;
- Aplikojnë teknika artistike të projektimit të produktit, dekorimin e brendshëm dhe të promovimit të shitjes;
- Kryejnë montimin dhe përgatitjen e objekteve për shfaqje;
- Hartojnë plane dhe kryejnë rregullimin e objekteve në skena të ndryshme për shfaqje apo në ekran;
- Ndihmojnë drejtues dhe interpretues në skena teatrale, në realizimin e filmit, në televizion apo prodhimeve komerciale;
- Komunikojnë me profesionalizëm në njësinë e shërbimit
- Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një diplome bacheror apo të ketë kryer një kualifikim profesional për këtë profesion.
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

