3432Dekoratorë dhe dizenjues të ambienteve të brendshme

Grup njësi · 4 profesione

Përshkrimi

Dekoratori/ja dhe dizenjuesi/ja e ambienteve të brendshme kryen harton dizenjimeestetike, funksionale dhe të sigurta për hapësirat e brendshme në ndërtesat e banimit, komerciale, kulturore, institucionale dhe industriale komerciale, publike, individuale për të krijuar një mjedis të përshtatur, sipas qëllimit të përdorimit, duke marrë parasysh faktorët që përmirësojnë jetesën dhe promovimin e shitjes. Ai/Ajo koordinon, këshillon në zgjedhjen e dekoreve dhe merr pjesë në ndërtimin e tyre duke bërë dhe vlerësimin e kostove të shpenzimit dhe materialeve të duhura.

Ai/Ajo mund të punësohet në studio arkitekturore dhe dizajni të brendshëm, institucionet e kompani ndërtimi, hoteleve dhe restoranteve dhe qendrat e tjera ose të vetë-punësohen.

Detyrat kryesore

  • Konsultohen me klientët për të përcaktuar nevojat, preferencat, kërkesat dhe qëllimin e hapësirës;
  • Kryejnë studim të drejtpërdrejtë në terren për përcaktimin e objektivave dhe kufizimet të projektimit duke u konsultuar me klientët dhe palët e interesuara;
  • Kryejnë hulumtimin dhe analizimin hapësinor, funksional, efikasitetin, sigurinë dhe kërkesat estetike;
  • Hartojnë plane të detajuara dhe modele rregullimi, ilustrime për të komunikuar konceptet e projektimit për muret, ndriçim dhe të tjera duke përdorur dizajnin me programe kompjuterike;
  • Hartojnë plane dhe këshillojnë në zgjedhjen e ngjyrave, materialet, shtrimin e dyshemeve dhe lyerjen e mureve, trajtimin e dritareve, ndriçimin e brendshëm dhe të jashtëm, mobiliet dhe sende të tjera, duke marrë parasysh standardet ergonomike dhe të shëndetit;
  • Formulojnë koncepte për projektim të brendshëm të ndërtesave;
  • Vlerësojnë shpenzimet dhe materialet e nevojshme duke negociuar me klientin;
  • Negociojnë zgjidhjet e projektimit me klientët, furnizuesit dhe personelin e ndërtimit;
  • Zgjedhin mobilie dhe produkte të tjera të brendshme duke specifikuar dhe rekomandimin e materialeve funksionale dhe estetike;
  • Kryejnë dokumentimin e detajuar të dizajnit të zgjedhur për ndërtim;
  • Kryejnë bashkërendimin, ndërtimin dhe dekorimin e brendshëm;
  • Raportojnë te eprorët për veprimtarinë e kryer;
  • Mbikëqyrin punën e personelit mbështetës në zyrë;
  • Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet të ketë diplomë bachelor apo një kualifikim profesional pas i mesëm;
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion;
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si asistent (praktikant) Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin specialistit. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm apo trajnimit nëpërmjet punës, një dekorator dhe dizenjues të ambienteve të brendshme mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën përkatëse. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në arkitekt, interior design.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: dekorator i ambienteve të brendshme,dizenjues ndriçimi të ambienteve të brendshme, dizenjues të ambienteve të brendshme, përgatitës i perdeve të dritareve.

Profesionet në këtë grup

  • Dekorator të ambienteve të brendshme
  • Dizenjues ndriçimi të ambienteve të brendshme
  • Dizenjues të ambienteve të brendshme
  • Dizenjues/përgatitës i perdeve të dritareve

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye