3431Fotografë

Grup njësi · 13 profesione

Përshkrimi

Fotografi/ja studion kërkesën për fotografi dhe përzgjedh aparatin apo kamerën, lente, filtrat e duhur, rregullon fokusin, dritën, sfondin, distancën për të realizuar fotografime për qëllime komerciale, industriale, mjekësore, për ilustrime në revista e gazeta apo për të fotografuar portrete apo grupe njerëzish. Ai/ajo përdor skaner, kompjuter apo teknika të tjera për përpunimin e fotove, si dhe kryen stampimin e fotografive duke përdor printer apo laborator të përpunimit profesional. Ai/Ajo mund të punësohet në studio fotografike, gazeta, revista, muze, galeri të ndryshme e institucione të tjera ose të vetë-punësohet.

Detyrat kryesore

  • Studiojnë kërkesat e një detyre të caktuar dhe vendosin mbi llojin e kamerës, filmit, ndriçimin dhe pajisje që do të përdoren në sfond;
  • Përcaktojnë përbërjen/temë e fotos për të bërë rregullime teknike të pajisjeve të fotografimit;
  • Zgjedhin aparatin apo kamerat që do të përdoren duke i bashkëngjitur lente, filtra e filmin e duhur;
  • Rregullojnë fokusin, ekspozimin, ndriçimin dhe cilësimet e tjera të aparatit apo kamerës;
  • Kryejnë regjistrimin apo fotografimin e duhur duke përdorur teknika të ndryshme fotografimi;
  • Bëjnë fotografi për reklama apo qëllime të tjera komerciale, industriale apo shkencore, për të ilustruar tregime dhe artikuj në gazeta, revista dhe publikime të tjera;
  • Bëjnë fotografim të portreteve të personave dhe grupeve të tyre;
  • Përdorin aparate të ndryshme fotografimi apo kamera profesionale për të realizuar fotot e dëshiruara;
  • Përdorin skaner për të transferuar imazhe fotografike në kompjuter;
  • Përdorin kompjuterë për të përpunuar imazhet fotografike;
  • Përshtatin imazhet ekzistuese fotografike për të krijuar imazhe të reja të dixhitalizuara që do të përfshihen në produktet multimediale;
  • Përdorurinairbrush, kompjuter ose teknika të tjera korrigjimi për të krijuar efektin e dëshiruar vizual;
  • Kryejnë fotografi mjekësore duke punuar ngushtësisht me profesionistë të aparateve mjekësore;
  • Mund të përdorin instrumente delikate, të tilla si mikroskopëve optik bashkangjitur kamerave apo aparateve të fotografimit për realizimin e një procesi të caktuar fotografimi;
  • Stampojnë fotografitë duke përdorur printer të një cilësie të lartë;
  • Kryejnë stampimin e fotografive në një laborator të përpunimit profesional;
  • Kryejnë ruajtjen dhe arkivimin e fotografive apo regjistrimeve, sipas procedurave të caktuara;
  • Bëjnë ekspozime të fotografive;
  • Raportojnë te eprorët për veprimtarinë e kryer;
  • Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës;
  • Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet të ketë kualifikim profesional për këtë profesion;
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në profesion si asistent (praktikant) Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin specialisti dhe mjeshtri në fotografi. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një fotograf mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e fotografimit. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e tyre në artet vizuale, të specializuar në fotografi.
  • Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: fotograf ajror, industrial, mjekësor, mode, policie, portreti, reklame...

Profesionet në këtë grup

  • Fotograf
  • Fotograf ajror
  • Fotograf arkitekture
  • Fotograf industrial
  • Fotograf mjekësor
  • Fotograf mode
  • Fotograf policie
  • Fotograf portreti
  • Fotograf reklame
  • Fotograf shkencor
  • Fotograf shtypi
  • Fotograf tregtar
  • Fotoreporter

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye