3433Teknikë në muze, galeri arti dhe bibliotekë

Grup njësi · 5 profesione

Përshkrimi

Tekniku/ja në muze, galeri arti dhe bibliotekë kryen përgatitjen, montimin, ekspozimin e veprave të artit, objekte për koleksione apo ekspozime në muzeume, organizon dhe ndërton galeri dhe ekspozita, dizenjon dhe ngre skena për shfaqje të ndryshme, si dhe ndihmon bibliotekarët për të organizuar dhe për të operuar sistemet përkatëse për trajtimin dhe regjistrin e materialeve të bibliotekave. Ai/Ajo kryen pastrimin, mirëmbajtjen, sistemimin, ruajtjen dhe aktivitete të tjera kuratore të objekteve të arkeologjisë dhe përgatit statistika të fushës përkatëse, sipas kritereve të përcaktuara. Ai/Ajo mund të punësohet në biblioteka, galeri arti, muzeume dhe institucione të tjera apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Hartojnë dhe sistemojnë orendi apo materiale të tjera për shfaqje në skena apo ekrane;
  • Asistojnë në montimin e pajisjeve të ndriçimit dhe të ekranit;
  • Kontrollojnë skenën e shfaqjeve në se është në përputhje me qëllimin apo funksionin e paracaktuar;
  • Përgatitin dhe montojnë objekteve dhe materiale të tjera artistike për ekspozim;
  • Sigurojnë informacion në lidhje ekspozitat, galeri apo turet në muzeve historik, të trashëgimisë kulturore dhe vendeve të tjera;
  • Mbrojnë dhe kujdesen për objekte kulturore dhe koleksione gjatë ekspozitave, në tranzit dhe në ruajtje;
  • Klasifikojnë dhe të caktojnë numrat e regjistrimit të objekteve dhe mbikëqyrin kontrollin e inventarit;
  • Asistojnë në pranimin, prezantimin, hapjen dhe paketimin e materialeve të ekspozitave;
  • Urdhërojnë blerjen apo furnizimin me materiale të reja bibliotekare;
  • Regjistrojnë të dhëna e shënime të bibliotekës dhe sistemet e qarkullimit të materialeve (librave, revistave, gazetave....);
  • Kryejnë katalogimin materiale të shtypura, printuara dhe të regjistruara sipas procedurave të paracaktuara;
  • Kryejnë hedhjen dhe redaktimin e të dhënave në bazat e të dhënave fizike dhe kompjuterike;
  • Përdorin pajisje audiovizuale dhe regjistruese;
  • Kryejnë kërkime dhe verifikime të të dhënave bibliografike;
  • Mbajnë regjistrat dhe regjistrime të nevojshme nëpërmjet programeve të duhura kompjuterike ose në mënyrë manuale;
  • Kryejnë pastrimin, mirëmbajtjen, sistemimin, ruajtjen dhe aktivitete të tjera kuratore të objekteve të arkeologjisë;
  • Ndihmojnë në restaurimin dhe konservimin e objekteve, trajtimin dhe ruajtjen e artefakteve, nën drejtimin e një profesionisti të fushës;
  • Përgatitin statistika të fushës përkatëse, sipas kritereve të përcaktuara dhe janë përgjegjës për saktësinë e të dhënave;
  • Raportojnë te eprorët për veprimtarinë e kryer;
  • Mbikëqyrin punën e personelit mbështetës në zyrë;
  • Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet të ketë diplomë bachelor apo një kualifikim profesional për këtë profesion;
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në profesion si asistent (praktikant) Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin specialisti i fushës përkatëse. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm apo trajnimit nëpërmjet punës, një teknik në muze, galeri arti dhe bibliotekë mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse.
  • Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në fusha të ndryshme si histori, gjuhësi, arkeologji.
  • Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: inspektor skene, kurator të arkeologjisë, teknikë në bibliotekë, teknikë në galeri arti, teknikë në muze.

Profesionet në këtë grup

  • Kurator në bibliotekë
  • Kurator të arkeologjisë
  • Teknik në bibliotekë
  • Teknik në galeri arti
  • Teknik në muze

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye