34Specialistë ligjor, shoqëror, kulturor dhe të tjera të ngjashme
Nëngrup i madh · 3 Nëngrupe
Përshkrimi
Specialistët ligjor, shoqëror, kulturor, të rendit dhe të tjera të ngjashme kryejnë detyrat teknike që lidhen me aplikimin e njohurive të fushave përkatëse në praktikë që kanë të bëjnë me shërbimet ligjore, ruajtjen e rendit, punët sociale, veprimtaritë kulturore, arredimin e ambienteve të brendshme, me sportet dhe fenë. Ata mund të pranojnë udhëzime nga zyrtarët e niveleve më të lartë, manaxherët apo profesionistët. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh të ndryshme, apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Ofrojnë shërbime teknike apo praktike dhe mbështesin funksionet në proceset ligjore, gjyqësore, hetimore, etj. që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit;
- Kontrollojnë dhe inspektojnë veprimtari të ndryshme për të siguruar zbatimin e ligjit dhe normave të paracaktuara;
- Ofrojnë shërbime kujdestarie dhe përkujdesje sociale në institucione të ndryshme;
- Ofrojnë shërbime përkujdesje sociale për personat me aftësi të kufizuar;
- Ofrojnë veprimtari të ndryshme në institucione të shërbimeve fetare;
- Kryejnë sporte të llojeve të ndryshme dhe asistojnë në veprimtari të tilla në fushën e sportit dhe të aktiviteteve zbavitëse;
- Kryejnë trajnime dhe inspektime të sporteve të natyrave të ndryshme;
- Drejtojnë programe të ndryshme aerobie;
- Fotografojnë dhe realizojnë fotografi të ndryshme artistike dhe shkencore;
- Dekorojnë dhe asistojnë në dizenjimin e ambienteve të brendshme apo të jashtme, nën drejtimin e arkitektëve;
- Kryejnë shërbime teknike në arte të ndryshme, muze, galeri arti, bibliotekë, etj. si p.sh. Inspektim skene, kurator të arkeologjisëetj.;
- Përgatisin dhe drejtojnë programe sociale dhe komunitare, aktivitete kulturore, programeve rekreative, duke kombinuar aftësitë krijuese dhe teknike në një larmi artistike e kulturore;
- Pranojnë dhe marrin udhëzime nga zyrtarët e lartë, manaxherët apo profesionistët;
- Realizojnë detyra të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i studimeve bachelor ose një shkolle profesionale në këtë fushë;
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

