3435Specialistë të tjerë të artit dhe kulturës jo të klasifikuar diku tjetër
Grup njësi · 13 profesione
Përshkrimi
Specialistë të tjerë të artit dhe kulturës jo të klasifikuar diku tjetër kryen detyra koordinuese dhe ndihmëse për profesionistët e artit dhe kulturës. Këtu përfshihen profesionistë që nuk janë në 343. Ai/Ajo mund të punësohet në institucionin të niveleve të ndryshme të artit dhe kulturës, apo institucione të tjera.
Detyrat kryesore
- Ndihmojnë drejtuesit e programeve të artit dhe kulturës në aktivitetin e përditshëm;
- Ndihmojnë aktorët në skenën e teatrit, film, televizion apo në prodhimet komerciale;
- Koordinojnë punën e artistëve gjatë përgatitjeve për regjistrime;
- Koordinojnë punën e artistëve gjatë shfaqjes;
- Ndihmojnë në montimin dhe përgatitjen e skenës së teatrit apo të shfaqjes;
- Raportojnë te eprorët për veprimtarinë e kryer;
- Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës në zyrë;
- Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet të ketë diplomë bachelor apo kualifikim profesional për këtë profesion;
- Të jetë i aftë mendërisht.
Informacion shtesë
- Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin specialisti në një nga fushat e artit. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm apo trajnimit nëpërmjet punës, një specialist të tjerë të artit dhe kulturës jo të klasifikuar diku tjetër mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në fushën përkatëse.
- Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: Teknik ndriçimi, Koordinator i transmetimit të programi, Sufler, Artist dublues, Teknik skene, Teknik teatri....
Profesionet në këtë grup
- Specialistë të tjerë të artit dhe kulturës jo të klasifikuar diku tjetër
- Teknik ndriçimi
- Koordinator i transmetimit të programi
- Sufler
- Artist dublues
- Teknik për efekte speciale ndriçimi
- Asistent regjisor
- Teknik skene
- Teknik teatri
- Manaxher skene
- Teknik gardërobe në teatër
- Bërës tatuazhesh
- Trup artist (artist body)

