3434Shefa kuzhine
Grup njësi · 6 profesione
Përshkrimi
Shefi i kuzhinës planifikon, organizon, koordinon dhe drejton punën për përgatitjen, gatimindhe shërbimin e ushqimin në hotele, restorante, spitale, në bordin e anijeve, në trena të udhëtarëve dhe vende tjera publike ku shërbehen ushqime të gatuara.
Ai mund të punësohet në restorante, hotele apo kompani të tjera shërbimesh e prodhimesh të këtyre artikujve apo të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Veshin uniformën e punës dhe kryejnë higjienën personale;
- Kontrollojnë vendin e punës, funksionimin e pajisjeve dhe mjeteve të tjera;
- Përgatitin grafikun javor të punës;
- Planifikojnë ushqimet që do të gatuhen;
- Përgatitin menytë ditore;
- Kontrollojnë furnizimet me asortimentet e duhura;
- Hartojnë listën e furnizimin ditor;
- Bëjnë kontrollin për sigurimin e cilësisë së lëndës së parë që do të përdoret për gatim (kontroll organo-leptik);
- Kontrollojnë cilësinë e ushqimeve dhe datën e skadencës së tyre;
- Organizojnë punën në kuzhinë;
- Mbikëqyrin ndjekjen e proceseve të punës të kuzhinierëve dhe ndihmësve në kuzhinë;
- Mbikëqyrin pastrimin e kuzhinës, të pajisjeve të kuzhinës, të ambientit të shërbimit,
- etj. për të siguruar ushqim të sigurt;
- Kontrollojnë ruajtjen e mish, peshk dhe produktet e tjera ushqimoren në kushtet teknike dhe frigoriferike të kërkuara;
- Llogaritin koston e ushqimeve të gatuara;
- Kontrollojnë faturat e pagesave për shitjet e bëra, evidencat e ndryshme;
- Kontrollojnë faturat dhe dokumentacionin shoqërues të artikujve që hyjnë në magazinë, origjinën, cilësinë dhe skadencën e tyre;
- Bëjnë bilancin e hyrje-daljeve në njësinë e shërbimit;
- Koordinojnë punën me koleget për shërbim në kohë dhe me cilësi të klientit;
- Komunikojnë me kolegët dhe klientin;
- Kontrollojnë dhe koordinojnë punën për zbatimin e rregullores së njësisë së shërbimit dhe urdhrave të ditës;
- Mbikëqyrin punëtorë të tjerë në kuzhinë:
- Kontrollojnë pastrimin e vendit të punës, mjeteve dhe pajisjeve të kuzhinës;
- Kontrollojnë zbatimin e rregullave të sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
- Bëjnë preventiv për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të ketë një eksperiencë të gjatë pune në këtë fushë.
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.
- Të ketë aftësi komunikuese dhe menaxhuese.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës në kuzhinë. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin ndihmës kuzhinier e kuzhinierit. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një kuzhinier mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në kuzhinier i tretë, i dytë, kuzhinier i pare dhe shefit të kuzhinës. Me ndjekjen e një shkolle të lartë si dhe diplomimin e tij në Hoteleri-Turizëm arrin në nivelin e manaxherit të pijeve dhe ushqimit dhe manaxher turizmi.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Profesionet në këtë grup
- Shef kuzhine
- Kryekuzhinier
- Kryekuzhinier për salcat
- Shef ekzekutiv
- Shef pastiçerie
- Zëvendës kryekuzhinier

