335Specialistë të doganave, zyrave të taksave dhe profesione të ngjashme
Grup i vogël · 6 Nëngrupe
Përshkrimi
Specialistët e doganave zyrave të taksave dhe profesione të ngjashme kryejnë kontrolle në kufijtë kombëtarë, tokësor, ajror dhe detar, inspektime dhe kontrolle në tatime, dogana, në fushën e ruajtjes së rendit dhe sigurisë, kontrolle të individë dhe automjet të udhëtimit dhe transportit, dokumentet dhe fatura të mallrave, etj. për të siguruar zbatimin e rregullave, ligjeve apo procedurave standarde në fuqi. Ata/ato kryejnë monitorime, inspektime dhe kontrolle zbatimit të standardeve të çmimeve, pagave, peshat dhe masat, inspektime në fushën e bujqësisë, peshkimit, pyjeve, apo ndonjë fushe tjetër, për të siguruar përputhshmërinë e tyre me standardet, ligjet, procedurat e aprovuara, si dhe shqyrtojnë kërkesat për përfitimet e përkrahjes sociale, për dhënien e autorizimeve, licencave apo pasaportave profesionale duke marrë vendime për aprovimin, plotësimin e dokumenteve apo refuzimin e tyre në përputhje me procedurat ligjore të paracaktuara. Ata/ato mund të punësohen në institucione të niveleve të ndryshme të inspektimit dhe kontrollit të tatimeve, doganave, ruajtjes së rendit dhe sigurisë, dhënien e përkrahjes sociale, licencave në, fushën e inspektimit apo kontrollit në bujqësi, peshkim, pyje, të çmimeve, pagave, peshave dhe masave, apo institucione të tjera.
Detyrat kryesore
- Kontrollojnë kufijtë kombëtarë, tokësorë, ajrorë dhe detarë për të siguruar zbatimin e rregullave, ligjeve apo procedurave standarde në fuqi;
- Kontrollojnë individë dhe automjet të udhëtimit dhe transportit, dokumentet dhe mallrat e transportuara përtej kufirit për të siguruar zbatimin e rregullave ligjeve përkatëse shtetërore;
- Shqyrtojnë deklaratat tatimore për të përcaktuar tatimet që duhen paguar nga personat dhe bizneset;
- Shqyrtojnë kërkesat për përfitimet e përkrahjes sociale dhe marrin vendime për aprovimin, plotësimin e dokumenteve apo refuzimin e tyre, në përputhje me procedurat ligjore të paracaktuara;
- Shqyrtojnë dhe vendosin mbi kërkesat për autorizimet dhe licenca të nevojshme për të udhëtuar, eksportit apo importit të mallrave, për ndërtim, krijim biznesi apo licenca dhe pasaporta profesionale;
- Monitorojë, inspektojnë dhe kontrollojnë zbatimine standardeve të çmimeve, pagave, peshave dhe masave për të siguruar përputhshmërinë e tyre me standardet, ligjet, procedurat e aprovuara;
- Kryejnë inspektime dhe kontrolle në fushën e tatimeve, doganave, ruajtjes së rendit dhe sigurisë, për të siguruar zbatimin e ligjeve dhe procedurave të paracaktuara;
- Kryejnë inspektime dhe kontrolle në fushën e bujqësisë, peshkimit, pyjeve po ndonjë fushë tjetër për të siguruar përputhshmërinë me ligjet në fuqi;
- Marrin udhëzime nga zyrtarët apo manaxherëve e niveleve më të larta dhe raportojnë te eprorët për veprimtarinë e kryer;
- Përditëson njohuritë në mënyrë të vazhdueshme;
- Respekton politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
- Zbaton kodin e etikës profesionale;
- Mbikëqyr të tjerë;
- Zbaton rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një diplome bachelor apo një kualifikimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
- Një individ i punësuar si specialist dogane zyrave të taksave dhe profesioneve të ngjashme mund te nisi nga niveli më i ulët i specialistit C3 dhe te ngjitet në nivelin C2 dhe C1. Në bazë te viteve të eksperiencës dhe aftësive të shfaqura në vendin e punës specialisti mund te kalojë në nivelin e përgjegjësit të sektorit (kategoria B). Më pas, përgjegjësi i sektorit mund të ngjitet në shef departamenti, drejtor drejtorie apo nëndrejtor i përgjithshëm (kategoria A).

