3352Nëpunës të zyrave të tatim-taksave

Grup njësi · 5 profesione

Përshkrimi

Nëpunësi/ja i/e të zyrave të tatim-taksave kryen detyra procedurale, administrative dhe këshilluese dhe udhëzuese në përputhje me legjislacionin në fuqi, shqyrton deklarata tatimore, faturat e shitjes dhe dokumentet e tjera për të përcaktuar llojin dhe sasinë e taksave, detyrimeve dhe llojet e tjera të taksave që duhet paguar nga individë apo biznese. Ai/Ajo përgatit, përpunon, kontrollon, dokumente të ndryshme tatimore, regjistrat dhe regjistrime të nevojshme nëpërmjet programeve të duhura kompjuterike ose manuale, lëshon vërtetime sipas kërkesave të tatimpaguesve, si dhe kryen sekuestrimin e vlerave monetare dhe materiale, të përfituara në mënyrë të paligjshme apo ekzekutimin e sanksioneve ligjore të vendosura nga organet tatimore në bazë të urdhrit të sekuestrimit të nxjerrë nga organi epror. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione të shërbimeve të tatim-taksave, të niveleve të ndryshme apo institucione të tjera.

Detyrat kryesore

  • Këshillojnë organizatat e individët mbi zbatimin e ligjeve shtetërore, rregulloreve dhe udhëzimeve apo ndryshimeve e tyre në lidhje me procedurat, përcaktimin dhe pagesën e taksave, detyrimeve dhe tarifave të tjera shtetërore, si dhe mbi të drejtat dhe detyrimet e tyre;
  • Kontrollojnë deklaratat tatimore, faturat e shitjes dhe dokumentet e tjera për të përcaktuar llojin dhe sasinë e taksave, detyrimeve dhe lloje të tjera të taksave për t’u paguar;
  • Kryejnë hetime mbi të dhënat e kontabilitetit, sistemet dhe kontrollet e brendshme të organizatave për të siguruar pajtueshmërinë me ligjet dhe rregulloret tatimore;
  • Kryejnë detyra administrative për të dokumentuar gjetjet duke mbajtur shënime dhe raportuar për veprimet e ndërmarra;
  • Asistojnë për shpjegimin e procedurave tatimore të plotësimit, dorëzimit, deklarimit, pagesës, rimbursimit, vlerësimit, kontrollit, hetimit, apelimit, si dhe shpjegimin e sistemit të gjobave që zbatohen për shkeljet e konstatuara;
  • Plotësojnë kërkesat e tatimpaguesve lidhur me konfirmimin e statusit të tyre dhe lëshimin e vërtetimeve të kërkuara;
  • Sigurojnë ndihmë e lehtësi për përmbushjen e detyrimeve kur është e nevojshme;
  • Informojnë me të gjitha format për legjislacionin tatimor dhe për procedurat tatimore që zbatohen, duke përfshirë asistencën direkte në zyrë, përdorimin e internetit, fletëpalosjeve, emisioneve televizive;
  • Ndihmojnë tatimpaguesit të zgjidhin problemet e të kapërcejnë pengesat administrative dhe burokratike gjatë zbatimit të procedurave për përmbushjen e kërkesave ligjore lidhur me tatimet;
  • Pajisin tatimpaguesit me dokumentacionin e kërkuar sikonfirmime për statusin e tyre, deklarimet e bëra, pagimin e detyrimeve apo çdokërkesëtjetërqë parashikohet nga kuadri ligjor në fuqi;
  • Japin mbështetje teknike, administrative dhe shkencore për veprimtarinë e inspektimit, si dhe përgatitin programe dhe raporte inspektimi;
  • Kryejnë ekzekutimin e sanksioneve ligjore të vendosura nga organet tatimore, të pazbatuara nga personi juridik e fizik që ushtron aktivitet ekonomik në territorin e Republikës së Shqipërisë;
  • Kryejnë sekuestrimin e vlerave monetare dhe materiale, të përfituara në mënyrë të paligjshme, në bazë të urdhrit të sekuestrimit të nxjerrë nga organi epror;
  • Ushtrojnë kontroll për të zbuluar aktivitetin pa leje apo të paregjistruar në organet tatimore, duke ndjekur zbatimin e vendimeve të këtyre organeve për mbylljen e kësaj veprimtarie;
  • Marrin pjesë në kontrollin e subjekteve ekonomike, në kontrollet e veçanta, si: mbajtjen e dokumenteve të kontabilitetit, regjistrimin e rregullt të tyre, pasqyrimin e drejtë në bilancin kontabël, lëshimin e faturave apo kuponëve tatimorë, përdorimin e arkave regjistruese;
  • Kontrollojnë dokumentin e lëvizjes së mallrave dhe udhëtarëvenë të gjitha llojet e transportit, duke bërë kontrolle fizike mbi vërtetësinë e përmbajtjes së dokumentacionit shoqërues;
  • Bllokojnë, kur e shohin të nevojshme, të gjithë dokumentacionin që ka lidhje me veprimtarinë që kontrollohet, duke mbajtur procesverbalet përkatëse dhe informuar me shkrim organin epror në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi;
  • Mbledhin informacione dhe të dhëna mbi veprimtarinë e tatimpaguesve pranë administratave dhe institucioneve publike (organet doganore, institucioneve bankare dhe financiare, institutit të Sigurimeve Shoqërore, subjekteve ekonomike, publike ose private)për plotësimin dhe ballafaqimin e të dhënave të mbledhura;
  • Përgatitin dhe përpunojnë dokumente ligjore dhe materialetë tjera;
  • Raportojnë te eprorët për veprimtarinë e kryer;
  • Punojnë në vazhdimësi për rritjen e aftësive vetjake tekniko-profesionale dhe marrin pjesënë veprimtaritëtrajnuesepërkëtëqëllim, në funksion të plotësimit sa më të mirë të detyrës së ngarkuar, por edhe të karrierës në shërbimin civil;
  • Njohin legjislacionin në fuqi dhe në mënyrë të veçantë atë që lidhet me punën sipas specifikës së fushës që mbulojnë.
  • Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës në zyrë;
  • Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet të ketë diplomë bachelor apo një kualifikim profesional për këtë profesion;
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si asistent (praktikant) Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin e specialistit. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm nëpërmjet punës, një nëpunës të zyrave të tatim-taksave mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në institucione të tatim-taksave si Përgjegjës Sektori/Zyre/Njësie. Arritja e gradave përfundon në kategoritë e Drejtorit të Drejtorisë, Drejtorit të Përgjithshëm dhe së fundmi Administrator i Përgjithshëm

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: inspektor taksash, nëpunës taksash, nëpunës taksash indirekte (akcizë), polic tatimor etj.

Profesionet në këtë grup

  • Inspektor taksash
  • Nëpunës taksash
  • Nëpunës taksash indirekte (akcizë)
  • Polic tatimor
  • Inspektor lojërash fati

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye