3355Inspektorë policie dhe detektive
Grup njësi · 15 profesione
Përshkrimi
Inspektori/ja i/e policisë dhe detektivi/ja hetonfakte dherrethana që lidhen me krimet e kryera në mënyrë që të identifikojë shkelësit e dyshuar dhe të marrë informata e nevojshme në dispozicion, në lidhje me qëndrimet, rrethanat dhe sjelljet e personave, me qëllim parandalimin e krimeve apo shkeljeve të ligjit. Ai/Ajo kryen arrestime të shkelësve të ligjit, duke zbatuar procedurat përkatëse, merr pjesë në seanca gjyqësore duke dëshmuar për rrethanat dhe rezultatet e hetimeve, si dhe raportonte eprorët rreth rrethanave dhe rezultatet e hetimeve. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione të niveleve të ndryshme që ofrojnë shërbime inspektimi, në prokurori, në institucionin e avokatit të popullit, institucione të tjera të drejtësisë, institucione të tjera apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Kryejnë detyra procedurale dhe koordinuese në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke respektuar hierarkinë institucionale;
- Vendosin kontakte me burime të informacionit në lidhje me krimet e planifikuara apo të kryera, me qëllim parandalimin e tyre ose identifikimin e shkelësit e dyshuar;
- Marrin dhe verifikojnë prova duke shqyrtuar skena të krimit dhe të aksidenteve për fakte dhe prova fizike;
- Intervistojnë dëshmitarët dhe të dyshuarit për të zbuluar fakte dhe prova të mundshme;
- Analizojnë dokumentet dhe dosjet kompjuterike për të zbuluar fakte dhe prova shtesë;
- Analizojnë provat për të zbuluar krimet, identifikuar aktivitetin kriminal dhe për të mbledhur informacione shtesë për rastet në gjykim;
- Kryejnë arrestime të shkelësve të ligjit, duke zbatuar procedurat përkatëse, me qëllimparandalimine ndonjë krimi të mundshëm apo ndonjë shkelje ligjore;
- Marrin pjesë në seanca gjyqësore duke dëshmuar për rrethanat dhe rezultatet e hetimeve;
- Raportojnë te eprorët rreth rrethanave dhe rezultateve të hetimeve;
- Përgatitin dhe përpunojnë dokumente ligjore dhe materialetë tjera;
- Kryejnë çdo detyrë tjetër të përcaktuar në legjislacionin në fuqi;
- Mbikëqyrin punën e nëpunësve mbështetës;
- Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet të ketë diplomë universitare apo një kualifikim profesional në fushën përkatëse.
- Të jetë i aftë mendërisht.
Informacion shtesë
- Një individ mund të hyjë në profesion si inspektor, mbasi ka mbarua me sukses trajnimin pranë Akademisë së Policisë. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin Nën-komisar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një inspektor policie dhe detektiv mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në Krye-komisar. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e Drejtuesit, Drejtues i parë, Drejtues i Lartë dhe së fundmi Drejtues Madhor.
- Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: agjent informativ/policie, detektiv, detektiv privat, inspektor i policisë elektrike, inspektor i policisë ndërtimore, inspektor i policisë tatimore etj.
Profesionet në këtë grup
- Agjent informativ/policie
- Detektiv
- Detektiv dyqanesh
- Detektiv privat
- Gjurmues privat
- Inspektor policie
- Inspektor i policisë elektrike
- Inspektor i policisë ndërtimore
- Inspektor i policisë tatimore
- Specialist për antiterrorin
- Inspektor antikontrabande
- Ndihmës specialist për hetimin e krimeve
- Oficer i policisë gjyqësore
- Inspektor hetimi
- Specialist i kërkim zhvillimit operacional

