3354Nëpunës të dhënies së licencave të ndryshme

Grup njësi · 7 profesione

Përshkrimi

Nëpunësi/ja i/e dhënies së licencave të ndryshme kryen detyra administrative dhe koordinuese në përputhje me legjislacionin në fuqi, këshillon organizata dhe individë mbi ligjet dhe rregulloret, kriteret dhe procedurat e dhënies se licencave profesionale,llojin e licencës së kërkuar dhe kushtet e bashkangjitur për licenca të tilla, si dhe mbi të drejtat dhe detyrimet e tyre. Ai/Ajo shqyrton kërkesat për licencë për të eksportuar apo mallrat e importit, të ngritur biznese, të ndërtuar shtëpi apo struktura të tjera ose për të marrë pasaporta apo leje profesionale, përcakton pranueshmërinë e kërkesave për dhënien e licencave ose pasaportave, identifikon kushteve ose kufizime specifike që i bashkëngjiten licencave të lëshuara, duke iu referuar procedurave dhe udhëzimeve të paracaktuara, si dhe miraton ose refuzon licencat apo pasaportat profesionale. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione të niveleve të ndryshme të qeverisjes qendrore e lokale apo institucione të tjera të përcaktuara me ligj.

Detyrat kryesore

  • Këshillojnë organizata dhe individë mbi ligjet dhe rregulloret, kriteret dhe procedurat e dhënies se licencave profesionale, llojin e licencës së kërkuar dhe kushtet e bashkangjitur për licenca të tilla, si dhe mbi të drejtat dhe detyrimet e tyre;
  • Shqyrtojnë kërkesat dhe dokumentet përkatëse për të përcaktuar nëse një licencë mund të jepet dhe kushtet që duhen bashkëngjitur;
  • Verifikojnë dokumentacionin e nevojshëm provues të çdo aplikimi, të paraqiturdhe sipas rastit, kërkojnë dokumente plotësuese;
  • Shqyrtojnë kërkesat e aplikimeve dhe miratimin e lëshimit të pasaportave;
  • Kryejnë testimet e nevojshme dheadministrimine tyrepër dhënien elicencës;
  • Kryejnë inspektimet e nevojshme sipas procedurave në rastet e paracaktuara;
  • Regjistrojnë në regjistra të posaçëm, në formë shkresore dhe elektronike, çdo aplikim të ndarë sipas objektit, sipas formularëve standard;
  • Miratojnë apo refuzojnë kërkesën, duke bashkangjitur bazën ligjore shpjeguesnë rastet e refuzimit;
  • Përgatitin korrespondencën dhe plotësimin e formularëve të licencave duke informuar aplikuesin për vendimin e marrë lidhur me licencimin;
  • Bëjnë mbajtjen, përditësimin dhe publikimin e të dhënave të regjistrave të subjekteve të licencuar dhe regjistrave të posaçëm;
  • Kryejnë arkivimin e dokumentacionit të aplikantëve, shoqëruar me licencën e miratuar;
  • Përgatitin statistika, sipas kritereve të përcaktuara dhe janë përgjegjës për saktësinë e të dhënave;
  • Raportojnë te eprorët për veprimtarinë e kryer;
  • Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës në zyrë;
  • Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet të ketë diplomë bachelor;
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin nëpunësit të dhënies së licencave. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një nëpunës i dhënies së licencave mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në sektorin përkatës. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e juristit, ekonomist apo inxhinier.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: inspektor licence, nëpunës i dhënies së pasaportave profesionale, nëpunës licence.

Profesionet në këtë grup

  • Inspektor licencimi
  • Nëpunës dhënie pasaporte
  • Nëpunës i trajtimit/vlerësimit të dokumenteve për licenca/leje
  • Nëpunës licencimi
  • Nëpunës i lejeve/licencave të ndërtimit
  • Nëpunës i lejeve/licencave të biznesit
  • Nëpunës i pranimit të dokumenteve për licenca/leje

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye