3359Nëpunës të tjerë të fushës jo të klasifikuar diku tjetër
Grup njësi · 45 profesione
Përshkrimi
Nëpunësi/jai/efushës jo e klasifikuar diku tjetër përfshin profesionistët shtetëror të pa klasifikuara diku tjetër në grupin e madh 3, për shembull: inspektorë bujqësore, peshkimit, pyjeve, çmimeve, pagave, peshave dhe masave, specialistë të sigurisë publike apo inspektorë të tjerë. Ai/ajo kryen inspektime dhe kontrolle të ndryshme të fushës përkatëse për të siguruar veprimtarinë e tyre në përputhje me legjislacionin dhe standardet përkatës. Ai/Ajo përgatit raporte, si dhe materialet e duhura për t’i paraqitur në institucionet përgjegjëse. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione të niveleve të ndryshme të inspektimit dhe kontrollit të fushave të bujqësisë, peshkimit, pyjeve, çmimeve, pagave, peshave dhe masave, ...apo institucione të tjera.
Detyrat kryesore
- Kryejnë inspektimin e vendeve të biznesit për të siguruar përdorimin e masave dhe matje të rregullta dhe të sakta në tregti;
- Monitorojnë rregullimin e çmimeve për të vlerësuar përshtatshmërinë e shpenzimeve për mallra dhe shërbime për mbrojtjen e interesave të konsumatorit;
- Monitorojnë rregullorene pagave për të siguruar nivelet e duhura të pagës për punën e kryer dhe për të vlerësuar pajtueshmërisë me legjislacionin e standardeve të punësimit;
- Kryejnë inspektime të ndryshme në fushën e bujqësisë për të siguruar pajtueshmërinë e veprimtarisë me legjislacionin e standardet përkatëse të fushës;
- Kryejnë inspektime dhe kontrolle në fushën e peshkimit për të siguruar pajtueshmërinë e veprimtarisë me legjislacionin e standardet përkatëse të fushës;
- Kryejnë inspektimin dhe kontrolle të pyjeve për të siguruar pajtueshmërinë e veprimtarisë me legjislacionin e standardet përkatëse të fushës;
- Kryejnë inspektime dhe kontrolle në shërbimin civil për të siguruar pajtueshmërinë e veprimtarisë me legjislacionin e standardet përkatëse të fushës;
- Kryejnë procedura hetimore dhe detyrat administrative të lidhura me to për të regjistruar gjetjet, problemet e dokumente të pajtueshmërisë ose praktika të papërshtatshme të biznesit;
- Përgatitin raporte dhe korrespondencë të duhura për institucionet përgjegjëse;
- Raportojnë te eprorët për veprimtarinë e kryer;
- Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës në zyrë;
- Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet të ketë diplomë bachelor.
- Të jetë i aftë mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin inspektorit. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një nëpunës i fushës jo të klasifikuar diku tjetërmund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse (krye inspektor) duke ngritur shkallët e karrierës në këtë fushë. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit, ekonomistit, agronomit apo të ndonjë fushe tjetër.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: inspektor çmimesh, inspektor pagash, inspektor peshash dhe masash, inspektor shërbimi civil, inspektori bujqësie, inspektori peshkimi, inspektori pyjesh.
Profesionet në këtë grup
- Inspektor administrate qeveritare
- Inspektor çmimesh
- Inspektor pagash
- Inspektor peshash dhe masash
- Inspektor shërbimi civil
- Mbikëqyrës në administrate qeveritare
- Nëpunës elektoral (zgjedhjesh)
- Nëpunës i komisionit shërbimit civil
- Nëpunës i mbrojtjes civile
- Nëpunës të gjendjes civile
- Specialist Koordinator
- Specialist, Oficer Kontakti, Ndërlidhës
- Specialist i regjistrimit të mjeteve
- Inspektor bujqësie
- Inspektor peshkimi
- Inspektor pyjesh
- Inspektor i kontrolli të brendshëm
- Ekspert i policisë shkencore
- Ndihmës specialist për hetimin e krimit të organizuar dhe krimet e rënda
- Ndihmës specialist për shoqërimin e sigurinë
- Ndihmës specialist për sigurinë dhe informacionin
- Specialist i lëndët kimike
- Oficer i patrullës së përgjithshme
- Specialist armatimi e pajisjeve speciale
- Specialist eksplozivash e paisjeve speciale
- Specialist i lëndët kimike
- Specialist i ndërhyrjes taktike
- Specialist i policimit në komunitet
- Specialist i policisë shkencore
- Specialist i snajperëve
- Specialist informacioni për marrjen e kallëzimeve
- Specialist negociator
- Specialist për narkotikët dhe trafiqet
- Specialist për sigurinë dhe informacionin
- Specialist i analizës dhe informacionit të kriminalistikës
- Specialist i forcave lëvizëse/të posaçme operacionale
- Specialist i krimeve të rënda
- Specialist i krimit ekonomik e financiar
- Specialist i migracionit dhe ripranimeve
- Specialist i policisë rrugore
- Specialist i rendit publik
- Specialist i sallave të komandimit
- Specialist i vëzhgimit
- Specialist, përgjegjës për (SPZ) të sigurinë e personaliteteve zyrtare
- Komandant grupi antikontraband

