3351Inspektorë të doganave dhe të kufirit
Grup njësi · 10 profesione
Përshkrimi
Inspektori/ja i/e doganave dhe kufirit kryen kontrollin dhe vrojtimin e kufijve kombëtarë dhe ujërave bregdetare, kontrollin e dokumenteve të udhëtimit të personave që kalojnë kufijtë kombëtarë, inspektimin e bagazheve të personave apo mjetet e transportit për importin-eksportin e mallrave dhe monedhave, duke siguruar zbatimin e kuadrit ligjor në fuqi. Ai/Ajo kontrollon dhe verifikon përputhshmërinë e deklarimit me dokumentacionin shoqërues duke bërë dhe matjet apo peshimet e duhura, me mjetet përkatëse, si dhe informon me shkrim eprorin direkt për ecurinë e situatës lidhur me detyrën funksionale dhe masat e zbatuara. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione kufitare dhe doganore të niveleve të ndryshme.
Detyrat kryesore
- Kryejnë kontrollin dhe vrojtimin e kufijve kombëtarë dhe ujërave bregdetare për të ndaluar personat që mundtë hyjnë apo të largohen nga vendi, në mënyrë të paligjshme apo importimin ose eksportimin e monedhës ose të mallrave në mënyrë të paligjshme;
- Kontrollojnë dokumentet e udhëtimit të personave që kalojnë kufijtë kombëtarë për të siguruar që ata kanë autorizimet dhe certifikatat e nevojshme;
- Inspektojnë bagazhet e personave që kalojnë kufijtë kombëtarë për të siguruar se ajo përputhet me rregulloret dhe udhëzimet shtetërore në lidhje me importin ose eksportin e mallrave dhe monedhave;
- Shqyrtojnë dokumentet e transportit dhe mallrave të automjeteve që kalojnë kufijtë kombëtarë për të siguruar përputhshmërinë me rregulloret dhe udhëzimet shtetërore në lidhje me mallrat në tranzit dhe importin-eksportin e mallrave, si dhe për të verifikuar kryerjen e pagesave të nevojshme;
- Kontrollojnë dhe verifikojnë përputhshmërinë e deklarimit me dokumentacionin shoqërues, duke përdorur pajisjet e ndryshme të vëna në dispozicion për kryerjen e funksioneve të tij, përfshirë këtu edhe ato të matjes së radioaktivitetit;
- Ndalojnë personat e dyshuar dhe konfiskojnë mallra të padeklaruara,për t’iu shmangur kontrollit doganor ose kryejnë trafik të paligjshëm;
- Bëjnë kontrollin e elementeve të sigurisë, kur është rasti, gjatë transportit të mallrave;
- Zbatojnë urdhrat dhe udhëzime lidhur me kontrollin e mallrave, për parandalimin dhe zbulimin e kontrabandës, korrupsionit dhe çdo trafiku tjetër të paligjshëm;
- Bashkëveprojnë me organet e tjera të kontrollit në degën doganore drejtorinë e përgjithshme të doganave dhe agjenci të tjera për të luftuar kontrabandën;
- Zbatojnë urdhrat dhe vendimet kryesisht për subjektet dhe mjetet që i janë shmangur kontrollit dhe pagimit të detyrimeve doganore, për shlyerjen e borxhit dhe detyrimeve te prapambetura, për bllokimin, sekuestrimin, konfiskimin apo shkatërrimin e mallrave, për vjeljen e gjobave apo detyrimeve të tjera;
- Zbatojnë dispozitat ligjore dhe nënligjore për kontrollin e mjeteve apo peshimit, lëvizjen e mallrave, mjeteve të transportit ose udhëtarëve;
- Zbatojnë planet e punës, grafikët e shërbimit duke regjistruar në regjistrat e duhur dhe të sekretuar, të gjitha të dhënat dhe informacione të sakta, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi në fushën doganore;
- Bashkërendojnë dhe bashkëpunojnë me agjencitë e tjera të përfshira në zbatimin e ligjit;
- Informojnë me shkrim eprorin direkt për ecurinë e situatës lidhur me detyrën funksionale dhe masat e zbatuara;
- Dëshmojnë në gjykatë, kur është e nevojshme, në lidhje me rrethanat dhe rezultatet e hetimeve të kryera;
- Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës në zyrë;
- Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet të ketë diplomë bachelor apo një kualifikimi profesional për këtë profesion;
- Të jetë i aftë mendërisht.
Informacion shtesë
- Një individ i punësuar si specialist dogane zyrave të taksave dhe profesioneve të ngjashme mund te nisi nga niveli më i ulët i specialistit C3 dhe te ngjitet në nivelin C2 dhe C1. Në bazë te viteve të eksperiencës dhe aftësive të shfaqura në vendin e punës specialisti mund te kalojë në nivelin e Përgjegjësit të Sektorit (kategoria B). Më pas, Përgjegjësi i Sektorit mund të ngjitet në Shef Departamenti, Drejtor Drejtorie apo Nëndrejtor i përgjithshëm (kategoria A).
- Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: inspektor doganash, inspektor kufiri, inspektor sigurie në aeroport, nëpunës i kontrollit të pasaportave, nëpunës dogane, nëpunës emigracioni.
Profesionet në këtë grup
- Inspektor dogane
- Inspektor kufiri
- Inspektor sigurie në aeroporte
- Kontrollues pasaportash
- Doganier kontrolli fizik
- Specialist për shërbimet e kufirit
- Nëpunës dogane
- Nëpunës emigracioni
- Inspektor kufiri detare
- Specialist të pritjes së të huajve

