3353Nëpunës të përkrahjes sociale
Grup njësi · 10 profesione
Përshkrimi
Nëpunësi/ja i/e përkrahjes sociale kryen detyra procedurale, administrative dhe koordinuese në përputhje me legjislacionin në fuqi për shqyrtimin e aplikimeve për programet e shtetërore, financiare apo shërbime të tjera të përkrahjes sociale për të përcaktuar të drejtën dhe masën e përfitimit apo shërbimit përkatëse apo referimin e rasteve të jashtëzakonshme. Ai/Ajo përgatit, përpunon, ruan dokumentacionin përkatës, mban regjistrat dhe regjistrime të nevojshme nëpërmjet programeve të duhura kompjuterike ose manuale, kryen llogaritjet e duhura sipas procedurave të paracaktuar, si dhe udhëzon dhe këshillon aplikuesin për ndjekjen procedurave dhe plotësimin e dokumentacionit përkatës. Ai/Ajo mund të punësohet në zyra të shërbimeve të përkrahjes sociale të niveleve të ndryshme.
Detyrat kryesore
- Këshillojnë individët dhe organizata në lidhje me aktet ligjore, për kriteret e paracaktuara për të përfituar përkrahjen sociale, programet e përfitimit të saj dhe procedurat përkatëse;
- Presin aplikuesin për përkrahje sociale dhe shqyrtojnë kërkesat dhe dokumentet e tjera për të përcaktuar llojin dhe sasinë e përfitimit të saj;
- Shpjegojnë kriteret dhe procedurat e aplikimit dhe lëshojnë dokumentet e duhura të aplikimit;
- Udhëzojnë aplikantin e përkrahjes sociale për dokumentacionin e nevojshëm duke e pajisur me të gjithë formularët e duhur;
- Bëjnë inspektimin e përfituesit të përkrahjes sociale dhe përgatitin raport me shkrim;
- Intervistojnë me aplikantin ose anëtarët e familjes të moshës madhore;
- Vlerësojnë dokumentacionin dhe intervistimin e aplikuesit për përkrahje sociale, për të siguruar të drejtën për përfitim të shërbimeve;
- Pranojnë, verifikojnë dhe krahasojnë dokumentacionin origjinal me fotokopjet;
- Bëjnë vlerësimin e kërkesave për përkrahje sociale dhe regjistrojnë të dhënat e familjeve në bazën e të dhënave;
- Përgatitin dhe marrin pjesë në komisione për pranim duke dhënë konkluzionet me shkrim;
- Njoftojnë aplikuesin e përkrahjes sociale për procedimin e mëtejshme të aplikimeve;
- Bashkëpunojnë me sektorët e tjerë në mënyrë që t’i informojë përfituesit për ankesave, sipas rregullave dhe garantojnë përpunimin e saktë të ankesave në përputhje me procedurat e paracaktuara;
- Bashkëpunojnë me të gjitha agjencitë e përfshira në skemën e përkrahjes sociale duke përfshirë departamentet e tjera, autoritetet e pagesave, zyrat e punësimit, zyrat e sigurimeve shoqërore, të pensioneve;
- Përgatitin dhe dërgojnë aplikantët, me dokumentet përkatëse, në komisionin mjekësor;
- Hedhin dhe menaxhojnë informacionet e aplikantit në bazën e të dhënave të institucionit, sipas kritereve të pranimit;
- Bëjnë llogaritjet e duhura dhe zhvillojnë procedurat për ekzekutimin e pagesave për përfituesit e përkrahjes sociale;
- Përgatitin raporte mbi vendimet e referimit, ndërprerjen e përfitimeve dhe abuzimit apo mashtrimin;
- Kryejnë detyra administrative për të ruajtur të dhënat e klientit, nxjerr statistika nga baza e të dhënave për numrin e familjeve dhe përfituesve të përkrahjes sociale;
- Ndihmojnë në hartimin e dokumenteve udhëzuese për skemën e përkrahjes sociale për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm;
- Ruajnë konfidencialitetin e informacioneve lidhur me shërbimet e përkrahjes sociale.
- Kryejnë çdo detyrë tjetër të përcaktuar në legjislacionin në fuqi;
- Raportojnë te eprorët për veprimtarinë e kryer;
- Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës në zyrë;
- Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet të ketë diplomë bachelor;
- Të jetë i aftë mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin nëpunësit të përkrahjes sociale. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një nëpunës të përkrahjes sociale mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në shërbimet e përkrahjes sociale. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin punonjësit social.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: Inspektor i përkrahjes sociale, inspektor pensionesh, inspektor për kontributin vullnetar, inspektor punësimi dhe shërbimesh, nëpunës pensionesh, nëpunës të përkrahjes sociale, nëpunës të shërbimeve sociale, nëpunës për shqyrtim/vlerësim të pretendimeve në sigurimet shoqërore.
Profesionet në këtë grup
- Inspektor i përkrahjes sociale
- Inspektor pensionesh
- Inspektor për kontributin vullnetar.
- Inspektor punësimi dhe shërbimesh
- Koordinator sigurimesh për bujqësinë
- Koordinator i sigurimeve shoqërore për tatimet
- Nëpunës i trajtimit të kërkesave dhe pretendimeve në sigurime shoqërore
- Nëpunës pensionesh
- Nëpunës të përkrahjes sociale
- Nëpunës të shërbimeve sociale

