333Agjentë të shërbimeve të biznesit
Grup i vogël · 6 Nëngrupe
Përshkrimi
Agjentët e shërbimeve të biznesit vendosin kontakte për shitjen e shërbimet t apo produkteve të ndryshme të biznesit duke negociuar kushtet e kontratës. Ata kryejnë verifikimet dhe inspektimet e nevojshme për individë, mjete transporti apo mallra në pikat kufitare apo agjencitë doganore për të siguruar përputhshmërinë me ligjet tregtare dhe doganore, si dhe kryejnë ndërmjetësime dhe përzgjedhjen e punëkërkuesve për plotësimin e vendeve të lira të punës. Ata planifikojnë, organizojnë dhe bashkërendojnë konferenca, takime, seminare, ekspozita, shfaqje kulturore artistike, aktivitete reklamuese tregtare, dasma, festa, festivale dhe ngjarje të tjera apo përgatitin guida turistike, në përputhje me interesat e turistëve, si dhe planifikojnë, organizojnë e shesin programe të aktiviteteve kulturore, artistike, sportive apo aktivitete të tjera. Ata mund të punësohen në kompani të shërbimeve të shitjes, shërbime turistike, social-kulturore, agjenci doganore, zyra punësimi, etj. të ose të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Marrin informacion në lidhje me shërbimet që duhet të shiten dhe nevojave të blerësit të ardhshëm;
- Negociojnë kontratat në emër të shitësit ose të blerësit duke shpjeguar kushtet e shitjes dhe të pagesës për klienti;
- Nënshkruajnë marrëveshje në emër të shitësit ose të blerësit dhe të sigurojë që kontrata është e vlefshme;
- Kryejnë shitje me ankand të llojeve të ndryshme të pronës, makina, mallra, vepra arti, stoli dhe objekte të tjera;
- Shkëmbejnë të gjithë informacionin e nevojshëm me agjentët doganore të pikave dhe agjencive të tjera sipas procedurave ligjore;
- Kryejnë verifikimet dhe inspektimet e nevojshme për individë, mjete transporti apo mallra në pikat kufitare për të siguruar përputhshmërinë me ligjet tregtare dhe doganore;
- Kryejnë ndërmjetësime për përputhjen vendeve të lira të punës me punëkërkuesit;
- Përzgjedhin punëkërkuesit për plotësimin e vendeve të lira të punës;
- Këshillojnë punëkërkuesit e papunë për kualifikime apo trajnime të mëtejshme;
- Planifikojnë, organizojnë dhe bashkërendojnë konferenca, takime, seminare, ekspozita, shfaqje kulturore artistike, aktivitete reklamuese tregtare, dasma, festa, festivale dhe ngjarje të tjera;
- Përgatitin guida, elementë të argëtimit dhe humorit, komente për vendet që do të vizitohen, në përputhje me interesat e klientit turist;
- Përgatitin dhe prezanton informacione duke u bazuar në trashëgiminë kulturore, etnike, gjeografike, historike dhe social ekonomike, karakteristikat e përgjithshme gjeografike, faktorët mjedisorë, atraksione të destinacionit turistik;
- Planifikojnë dhe organizojnë aktivitete kulturore, artistike apo sportive;
- Përditësojnë njohuritë në mënyrë të vazhdueshme
- Mbikëqyrin të tjerë;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një diplome bacheror apo i një kualifikimi profesional pas të mesëm;
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

