3333Kontaktues dhe agjentë punësimi
Grup njësi · 5 profesione
Përshkrimi
Kontaktuesi dhe agjenti i punësimit merret me pritjen, informimin, orientimin dhe këshillimin e klientit drejt tregut të punës apo drejt një trajnimi profesional. Ai merret gjithashtu me pritjen dhe këshillimin e përfaqësuesve të ndërmarrjeve apo bizneseve, për marrjen e ofertave prej tyre dhe ndërmjetësimin në punësim. Kontaktuesi dhe agjenti i punësimit kontribuon në studimin e tregut të punës dhe përgatitjen e statistikave të ndryshme për punën e bërë në njësinë e vet të shërbimit. Ai mund të punësohet në kompani shërbimesh punësimi publike ose private.
Detyrat kryesore
- Kryejnë parapërgatitjen për fillimin e punës, duke bërë planin e punës dhe organizimin përkatës;
- Përdorin pamflete, broshura dhe forma të tjera informative në shërbim të klientëve;
- Kontrollojnë dhe plotësojnë, nëse është e domosdoshme, vendin dhe zonën e vetëshërbimit me materialet përkatëse;
- Përditësojnë ofertat e vendeve të lira në stendën përkatëse të zonës së informacionit.
- Presin klientët në njësinë e vetë të shërbimit;
- Japin informacion mbi shërbimet që ofron zyra e punës;
- Ndihmojnë punëkërkuesit për të punuar në kompjuter për kërkime të punës online;
- Lënë takimet për intervistat e klientëve dhe plotësojnë dokumentacionin përkatës;
- Intervistojnë dhe regjistrojnë në sistemin elektronik punëkërkuesit;
- Bëjnë profilizimin e punëkërkuesve sipas profesioneve apo kërkesave të tyre;
- Përgatitin planin individual të punësimit për punëkërkuesit;
- Orientojnë punëkërkuesit drejt kurseve të formimit profesional;
- Orientojnë punëkërkuesit drejt programeve aktive të nxitjes së punësimit;
- Bëjnë këshillim karriere;
- Japin informacion mbi tregun e punës dhe ofertat përkatëse për punësim;
- Përzgjedhin kandidatët e duhur për një vend specifik pune;
- Njoftojnë për vendet e lira të punës me telefon punëkërkuesit e përzgjedhur;
- Bëjnë ndërmjetësimin e punëkërkuesve tek punëdhënësi për vendet e lira të shpallura nga ky i fundit;
- Ndjekin hap pas hapi procesin e ndërmjetësimit;
- Informojnë punëkërkuesin për pagesën e papunësisë dhe për procedurat që duhet të ndjekë për përfitimin e saj;
- Organizojnë trajnime në grupe, të punëkërkuesve të papunë për tema të ndryshme, (si të përgatisë një CV, si të sillet në një intervistë pune, si të kërkoj punë, etj.);
- Plotësojnë formularin e monitorimit të klientit;
- Përgatitin statistikat në mënyrë periodike, lidhur me punëkërkuesit e papunë, subjektet sipas llojeve përkatëse të aktiviteteve, ofertat e vendeve të lira, ndërmjetësimet e kryera etj.;
- Zbatojnë standardet e etikës profesionale në punë (konfidencialitetin etj.) ;
- Raportojnë tek përgjegjësi i sektorit për treguesit e monitorueshëm;
- Raportojnë tek përgjegjësi i sektorit për problematikat e ndryshme të dala gjatë punës;
- Kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve në sektor;
- Kryejnë detyra të tjera shtesë, të ngarkuara nga eprori;
- Kontribuojnë në studimin e tregut të punës;
- Mbajnë statistika, si dhe kryejnë studime e raporte statistikore për punën e bërë;
- Mbikëqyrin të tjerët:
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Diplome Universitare apo kualifikime profesionale konform legjislacionit në fuqi.
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si Kontaktues dhe Agjentë punësimi me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin Këshillues Punësimi dhe Karriere. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm apo trajnimit nëpërmjet punës, një kontaktues dhe agjentë punësimi mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse si Përgjegjës Sektori, duke ngritur shkallët e karrierës në manaxher të një njësie shërbimi.
Për të zhvilluar aktivitet privat në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit dhe lejet përkatëse sipas kuadrit ligjor shqiptar
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: Nëpunës i ndërmjetësimit në punë, Specialist i shërbimeve të punësimit, specialist i shërbimeve të trajnimit apo formimit profesional etj.
Profesionet në këtë grup
- Agjent punësimi
- Kontraktues pune
- Nëpunës i ndërmjetësimit në punë
- Specialist i shërbimeve të punësimit
- Specialist i këshillimit të karrierës

