3334Manaxherë dhe agjentë të pasurive të patundshme
Grup njësi · 8 profesione
Përshkrimi
Manaxheri dhe agjenti i pasurive të patundshme planifikon, organizon, drejton dhe koordinon shitjen, blerjen, qiradhënien dhe qiramarrjen e pronës apo pasurisë së patundshme në emër të klientëve dhe në bazë të komisionit të para vendosur. Ai është ndërmjetësues në transaksione për pronat e patundshme. Manaxheri mbikëqyr aktivitetin e agjenteve, shpërndarjen e informacionit dhe mbarëvajtjen e zyrës. Ai ofron këshillim për klientin, negocion dhe finalizon kontratat e qirasë, shitjes dhe blerjes, për një klient të interesuar. Manaxheri dhe agjenti i pasurive të patundshme mund të punësohet në agjenci imobilare, në bankë, kompani sigurimesh ose të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Marrin informacion në lidhje me pronat që do të shiten, blihen apo jepen me qira dhe rrethanat e pronarit, nevojat e blerësit të ardhshëm ose të qiramarrësit;
- Marrin çdo informacion të nevojshëm nga ana e klientit mbi pronën, llojin e pronës që interesohen të shesin apo blejnë, çmimin e synuar dhe çdo karakteristikë tjetër dalluese;
- Informohen për gjendjen e tregut të pasurive të patundshme, tendencat e kohës, lëvizjet e çmimeve, çmimet përkatëse të zonave të ndryshme;
- Marrin të dhëna të pronës si zona, sipërfaqja, orientimi, kati etj.;
- Informojnë shitësin rreth çmimit të zonës dhe shitjet e fundit të ndodhura aty dhe bashkërisht vendosin çmimin e shitjes;
- Japin informacion rreth juridiksionit të shitjeve e blerjevetë pasurive të patundshme;
- Japin informacion rreth juridiksionit të shitjeve e blerjevetë pasurive të patundshme;
- Inspektojnë pronat, duke e fotografuar atë para, gjatë dhe pas shitjes apo dhënies me qira;
- Japin informacion rreth juridiksionit të shitjeve e blerjevetë pasurive të patundshme;
- Inspektojnë pronat, duke e fotografuar atë para, gjatë dhe pas shitjes apo dhënies me qira;
- Asistojnë personat e interesuar për shitje ose blerje pronash të patundshme;
- Japin informacion rreth juridiksionit të shitjeve e blerjevetë pasurive të patundshme;
- Inspektojnë pronat, duke e fotografuar atë para, gjatë dhe pas shitjes apo dhënies me qira;
- Asistojnë personat e interesuar për shitje ose blerje pronash të patundshme;
- Presin klientin në zyrë ose në një vendtakim tjetër të vendosur nga të dy;
- Japin informacion rreth juridiksionit të shitjeve e blerjevetë pasurive të patundshme;
- Inspektojnë pronat, duke e fotografuar atë para, gjatë dhe pas shitjes apo dhënies me qira;
- Asistojnë personat e interesuar për shitje ose blerje pronash të patundshme;
- Presin klientin në zyrë ose në një vendtakim tjetër të vendosur nga të dy;
- Tregojnë pronat për që janë për shitje ose dhënë me qira për blerësit e ardhshëm ose qiramarrësit, duke shpjeguar kushtet e shitjes apo kushtet e qiramarrjes ose qiradhënies;
- Kërkojnë, në emër të klientit të tij, për prona që i përmbushin kriteret e vendosura nga ai;
- Lehtësojnë negociatat midis pronarëve dhe blerësit apo qiramarrësit mbi qiratë dhe taksat;
Manaxheri
- Planifikojnë dhe organizojnë punën duke vendosur prioritetet e ditës;
- Marrin informacion nga çdo burim relevant;
- Analizojnë informacionin duke vlerësuar rezultatet për zgjidhjen më të mirë të problemeve;
- Monitorojnë dhe kontrollojnë burimet duke mbikëqyrur shpenzimet e tyre;
- Marrin vendime dhe zgjidhin problemet e dala gjatë aktivitetit të shitblerjeve apo dhënies me qira;
- Përdorin kompjuterin dhe sisteme kompjuterike (duke përfshirë harduerë dhe softuerë) për programim, për regjistrim të dhënash dhe nxjerrje informacioni;
- Komunikojnë me eprorët, bashkëpunëtorët dhe vartësit;
- Japin informacion për eprorët, bashkëpunëtorët dhe vartësit me telefon, me shkrim, e-mail ose personalisht;
- Zgjidhin mosmarrëveshje, ankesa dhe konflikte, duke negociuar me të tjerët;
- Dokumentojnë dhe regjistrojnë informacionin duke e ruajtur atë në formë të shkruar ose elektronike;
- Përpunojnë informacionin duke e hartuar, e koduar apo e kategorizuar;
- Kryejnë llogaritje, auditim apo verifikim informacioni ose të dhënash duke bërë dhe përditësimin e duhur;
- Komunikojnë me njerëzit jashtë agjencisë, duke përfaqësuar agjencinë tek klientët, personat publike dhe burime të tjera të jashtme;
- Udhëzojnë dhe këshillojnë vartësit duke përfshirë vendosjen e standardeve të performancës;
- Inspektojnë pajisje, struktura ose materiale për të identifikuar shkakun e gabimeve, defekteve apo probleme të dala gjatë punës;.
- Marrin pjesë apo autorizojnë të tjerë në evente, programet dhe aktivitetet;
- Përdorin pamflete, broshura dhe forma të tjera informative në shërbim të klientëve;
- Zbatojnë standardet e etikës profesionale në punë (konfidencialitetin etj.) ;
- Mbajnë statistika, si dhe kryejnë studime e raporte statistikore për punën e bërë;
- Mbikëqyrin të tjerët:
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Diplome Universitare apo një kualifikim profesional pas të mesëm.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
- Të njohë gjuhë të huaja.
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
- Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës i agjentit të pasurive të patundshme me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin agjentit. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm apo trajnimit nëpërmjet punës, ai mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse si përgjegjës apo manaxher i agjencisë së pasurive të patundshme.
- Për të zhvilluar aktivitet privat në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit dhe lejet përkatëse sipas kuadrit ligjor shqiptar
- Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: Agjent pasurie të patundshme, agjent shitjeje pasurie të patundshme, ndërmjetës pasuri të patundshme, tregtar apo shitës pasurie të patundshme.
Profesionet në këtë grup
- Agjent pasurie të patundshme
- Agjent shitjeje pasurie të patundshme
- Ndërmjetës shitjeje të pasurive të patundshme
- Ndërmjetës shitjeje të pasurive të patundshme (shtëpi, ndërtesa të mëdha)
- Shitës pasurie të patundshme.
- Tregtar pasurie
- Manaxher pronash
- Sekser

