3331Agjentë dogane
Grup njësi · 6 profesione
Përshkrimi
Agjenti/ja doganor/e konsiderohet personi fizik, i licencuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për kryerjen e të gjithë formaliteteve doganore për çdo lloj regjimi doganor në emër të tij por për llogari të një personi tjetër. Ai/ajo kryen verifikimet e nevojshme për individë, mjete transporti apo mallra në pikat kufitare, për të siguruar përputhshmërinë me ligjet tregtare dhe doganore, ofron këshilla për klientët e eksportit dhe importit, si dhe harton e përpilon deklarata dhe dokumente doganore të subjektit/subjekteve pranë doganës përkatëse, duke mbajtur përgjegjësi për deklarimin e tyre. Ai/Ajo merr dhe jep të gjithë informacionin e nevojshëm me agjentët e tjera doganor apo institucione të tjera, sipas procedurave ligjore. Agjenti/ja doganor/e të licencuar mund të jetë person fizik ose mund të organizohet në agjenci doganore si person juridik.
Detyrat kryesore
- Ofrojnë këshilla për klientët të eksportit dhe importit mbi ligjet dhe procedurat doganore, për sistemet tarifore, letrat e kreditit, kufizimeve, kërkesa të sigurimit dhe çështje të tjera të fushës;
- Hartojnë e përpilojnë deklarata dhe dokumente doganore të subjektit, subjekteve pranë doganës përkatëse duke mbajtur përgjegjësi për deklarimin e tyre;
- Koordinojnë veprimet mes klientit dhe agjencisë doganore;
- Mbyllin, në një kohë sa më të shpejtë dhe me cilësi, procedurat në doganë dhe transportet, kur këto kërkohen nga ana e subjektit;
- Zbatojnë procedurat e kodit doganor dhe çdo legjislacion tjetër që ka lidhje me to;
- Presin faturën e shërbimit dhe ndjekin që arkëtimet e shërbimit doganor të bëhen në kohë;
- Komunikojnë në mënyrë profesionale me klientët;
- Përdorin paketa standarde kompjuterike dhe softuerë për regjistrimet e nevojshme në bazë të dhënash, si dhe shfrytëzimin e mirëmbajtjen e saj;
- Marrin dhe japin të gjithë informacionin e nevojshëm me agjentët doganore të pikave dhe agjencive të tjera, sipas procedurave ligjore;
- Kryejnë verifikimet e nevojshme për individë, mjete transporti apo mallra në pikat kufitare për të siguruar përputhshmërinë me ligjet tregtare dhe doganore;
- Inspektojnë mallrat e importuara me postë;
- Ofrojnë këshilla mbi metodat e raportimit dhe vlerësimit për mallrat që i nënshtrohen taksave, tarifave tatimore apo doganore apo përjashtohen nga to;
- Përgatitin raporte të shkurtra dhe ndihmojnë në kërkimin apo konfiskimin e të dhënave për përgatitjen e akuzave për rastet gjyqësore;
- Kryejnë procedurat e tranzitit, të ruajtjes dhe transportimit të mallrave që do zhdoganohen në agjenci të tjera;
- Përgatitin dokumentet e proceseve import-eksportit dhe forma të tjera në emër të klientëve sipas, ligjeve, rregullave dhe procedurave doganore dhe i nënshkruajnë ato;
- Organizojnë dhe lehtësojnë procedurat për pagesën e tatimeve, taksave;
- Konsultojnë publikime tregtare dhe burime të tjera për të siguruar informacion për klientët si: ngarkesat, destinacionet, dokumentet e nevojshme, normat dhe vende të nisjes për llojet e ndryshme të transportit për mallra apo individë;
- Asistojnë në plotësimin e formularëve apo dokumenteve të tjerë të nevojshëm;
- Raportojnë periodikisht te eprorët për dinamiken e aktiviteteve mbi punën e bërë me shkrim ose me gojë;
- Prodhojnë informacione ditore, javore, mujore dhe vjetore sipas kërkesës dhe nevojave të organizatës, nën mbikëqyrjen e specialistëve përkatës;
- Bashkëpunojnë me të tjerë për sigurimin e të dhënave statistikore, për të mbledhur dhe shkëmbyer informacione e nevojshme brenda kufijve ligjor;
- Respektojnë etikën profesionale në punë;
- Evidentojnë problemet e dala gjatë veprimtarisë së përditshme dhe u propozojnë zgjidhje personave përgjegjës;
- Kryejnë arkivimin, kopjimin dhe ruajtjen e dokumentacionit ligjor, në formatin fizik dhe elektronik (soft-copy dhe hard-copy);
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
Personi fizik
- Ka shtetësi shqiptare;
- Ka diplomë universitare;
- Gjykohet i besueshëm nga administrata doganore;
- Kalon provimin e parashikuar nga Kodi Doganor dhe dispozitat zbatuese;
- Depoziton një garanci në shumën 5 milion Lek, pranë administratës doganore.
Personi juridik
- Gjykohet i besueshëm nga administrata doganore
- Paraqet një kopje të vendimit të gjykatës për regjistrimin e tij si person juridik
- Paraqet një kopje të licencës për ushtrimin e profesionit të lëshuar nga organet tatimore
- Depoziton një garanci në shumën 10 milion Lek.
Profesionet në këtë grup
- Agjent dogane
- Doganier/përpunues informacioni
- Agjent dogane në porte detare
- Doganier pikë kontrolli
- Doganier peshoreje
- Doganier pranues

