3339Agjentë të tjerë të shërbimeve të biznesit jo të klasifikuar diku tjetër

Grup njësi · 14 profesione

Përshkrimi

Agjenti/ja tjetër i shërbimeve të biznesit, jo të klasifikuar diku tjetër merr informacion në lidhje me shërbimet që duhet të shiten dhe nevojave të blerësit e ardhshëm dhe negocion kontratat në emër të shitësit ose të blerësit duke shpjeguar kushtet e shitjes dhe të pagesës për klienti. Ai/Ajo kryen shitje me ankand të llojeve të ndryshme të pronës, makina, mallrave, vepra arti, stoli dhe objekte të tjera, si dhe planifikon, organizon, koordinon, promovon aktivitete kulturore, artistike apo sportive duke regjistruar dhe raportuar për shërbimet e kryera. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione shtetërore, në institucione bankare, në kompani sigurimesh, organizata tregtare apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Marrin informacion në lidhje me shërbimet që duhet të shiten dhe nevojave të blerësit e ardhshëm;
  • Negociojnë kontratat në emër të shitësit ose të blerësit duke shpjeguar kushtet e shitjes dhe të pagesës për klientin;
  • Nënshkruajnë marrëveshje në emër të shitësit ose të blerësit dhe të sigurojnë që kontrata është e vlefshme;
  • Sigurohen që shërbimi i blerë i biznesi është vënë në dispozicion të blerësit në formatin e rënë dakord;
  • Kryejnë shitje me ankand të llojeve të ndryshme të pronës, makina, mallrave, vepra arti, stoli dhe objekte të tjera.
  • Planifikojnë dhe organizojnë aktivitete kulturore, artistike apo sportive;
  • Koordinojnë apo promovojnë aktivitete kulturore, artistike apo sportive;
  • Përfaqësojnë shërbime të biznesit në aktivitete të ndryshme;
  • Kryejnë dhe përfaqësojnë shërbime reklame të biznesit;
  • Përfaqësojnë shërbimet e biznesit në media;
  • Dokumentojnë dhe raportojnë te eprorët për veprimtarinë e kryer;
  • Marrin udhëzime nga profesionistë;
  • Përditësojnë njohuritë në mënyrë të vazhdueshme;
  • Mbikëqyrin të tjerët;
  • Kryejnë arkivimin, kopjimin dhe ruajtjen e dokumentacionit ligjor në formatin fizik dhe elektronik (soft-copy dhe hard-copy);
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet të ketë diplomë bachelor apo kualifikim profesional jo universitar:
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion;
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një agjentë të tjerë të shërbimeve të biznesit jo të klasifikuar diku tjetër mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në ekonomist........
  • Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
  • Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: agjent muzikor, agjent sportesh, organizues sportesh, përfaqësues shërbimesh biznesi përfaqësues shërbimesh reklame biznesi në media,agjent i shitjeve te aktiviteteve zbavitëse, agjent teatral etj.

Profesionet në këtë grup

  • Agjent muzikor
  • Agjent sportesh
  • Organizues sportesh
  • Përfaqësues shërbimesh biznesi
  • Përfaqësues shërbimesh biznesi/reklame
  • Përfaqësues shërbimesh biznesi/reklame në media
  • Shitës shërbimesh biznesi
  • Shitës shërbimesh biznesi/reklame
  • Shitës shërbimesh biznesi/reklame në media
  • Agjent shitje i aktiviteteve zbavitëse
  • Agjent teatral
  • Agjent i shitjes së reklamave
  • Agjent letrare
  • Agjent i shitjes në ankande

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye