3335Operatorë turistikë
Grup njësi · 3 profesione
Përshkrimi
Operatori/ja turistik/e përgatit dhe prezanton informacione, duke u bazuar në trashëgiminë kulturore, etnike, gjeografike, historike dhe social ekonomike, karakteristikat e përgjithshme gjeografike, faktorët mjedisorë, atraksione të destinacionit turistik dhe i siguron klientit, përpara mbylljes së kontratës, informacione e duhura dhe të sakta. Ai/Ajo përgatit guida turistike, programe me elementë të argëtimit dhe humorit, komente për vendet që do të vizitohen, në përputhje me interesat e klientit turist, si dhe bashkëpunon me të tjerë për sigurimin e shërbimeve mbështetëse. Ai/Ajo mund të punësohet në kompani të shërbimeve turistike apo të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Përgatitin dhe prezantojnë informacione, duke u bazuar në trashëgiminë kulturore, etnike, gjeografike, historike dhe social ekonomike, karakteristikat e përgjithshme gjeografike, faktorët mjedisorë, atraksione të destinacionit turistik etj.;
- Marrin informacionin paraprak për turistët në lidhje me origjinën, moshën, interesat, etj;
- Japin informacion të saktë dhe të paanshëm klientëve për blerjen e shërbimeve, paketës turistike, etj.;
- Reklamojnë, dokumente apo botime të tjera, broshura të udhëtimeve dhe literaturë tjetër, në shqip dhe në gjuhë të huaj, me çmimet dhe informacionin e përshtatshëm për klientët;
- Përgatitin guida, elementë të argëtimit dhe humorit, komente për vendet që do të vizitohen, në përputhje me interesat e klientit turist;
- Informojnë në kohë klientët për ndryshimet gjatë përgatitjeve të turit ose udhëtimit, që ata të këshillohen për situatën dhe të vendosin për vazhdimësinë;
- I sigurojnë klientit, përpara mbylljes së kontratës, informacione të përgjithshëm për procedurat e marrjes së vizave, sipas rastit, formalitetet shëndetësore, kohën, vendin e ndalesave ndërmjetëse dhe lidhjet e transportit, si dhe të dhëna personale të agjentit vendor;
- Verifikojnë nëse turet e shitura, akomodimet dhe përgatitjet për udhëtime, janë në përputhje me kërkesat individuale të klientëve;
- Kryejnë mirëpritjen, prezantimin, kujdesin për sigurinë e grupit, përshtatjen në situata të caktuara gjatë lëvizjes më këmbë dhe gjatë kohës së pushimeve në qytet;
- Zbatojnë teknikat e kontrollit dhe manaxhimit të logjistikës së nevojshme para fillimit të udhëtimit;
- Përzgjedhin rrugën më të përshtatshme, në bashkëpunim me operatorët e transportit apo shoferin;
- Zbatojnë procedurat e kujdesit për sigurinë e grupit, gjatë lëvizjes me mjet dhe kohës së ndalesave;
- Sigurojnë dhënien e ndihmës së parë për turistët, në rastet e nevojshme;
- Mbledhin dhe analizojnë ankesa apo reklamime të tjera të klientëve dhe marrin masa për zgjidhjen apo raportimin e tyre te personat përgjegjës;
- Raportojnë periodikisht te eprorët për dinamiken e aktiviteteve mbi punën e bërë gjatë një kohë të caktuar me shkrim ose me gojë;
- Hartojnë dhe plotësojnë fatura, bileta ose dokumente të tjera të nevojshme për çdo shërbim të kryer apo informacione ditore, javore, mujore dhe vjetore sipas kërkesës dhe nevojave të organizatës;
- Bashkëpunojnë me të tjerë për sigurimin e shërbimeve mbështetëse;
- Respektojnë etikën profesionale në punë .
- Evidentojnë probleme që dalin nga veprimtaria e përditshme dhe propozojnë zgjidhjet personave përgjegjës;
- Kryejnë arkivimin, kopjimin dhe ruajtjen e dokumentacionit ligjor si: kontrata, raporte vlerësimi, fatura, shënime dhe të tjera në formatin fizik dhe elektronik (soft-copy dhe hard-copy);
- Mund të mbikëqyrin të tjerët;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet të ketë diplomë bachelor apo një kualifikim profesional pas të mesëm:
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion;
- Të jetë i aftë mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion për një periudhë prove njëvjeçare. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin agjent turistik të certifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një operator turistik, me përvojë trevjeçare në atë pozicion ose pesëvjeçare në një pozicion të njohur nga drejtuesi, kanë të drejtë të marrin certifikatën e ekspertit të udhëtimit. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin manaxhim turizmi.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si:, shoqërues udhëtimesh, përgatitës i paketave turistike, nëpunës i guidave turistike.
Profesionet në këtë grup
- Operator turistik,
- Përgatitës i paketave turistike
- Nëpunës i guidave turistike

