315Teknikë dhe kontrollor të avionëve dhe anijeve

Grup i vogël · 6 Nëngrupe

Përshkrimi

Teknikët dhe kontrollorët e avionëve dhe anijeve manovrojnë dhe komandojnë avionë dhe anije. Ata kryejnë detyra të ndryshme teknike në bord të avionit dhe anijes, por edhe jashtë saj, për të siguruar lëvizje dhe transport të sigurt dhe efikas. Gjithashtu, ata janë përgjegjës dhe kryejnë kontrolle dhe manovrojnë pajisje mekanike, elektrike, elektronike dhe sisteme të kompjuterizuara kontrolli ajror.

Detyrat kryesore

  • Kontrollojnë dhe manovrojnë pajisjet mekanike, elektrike dhe elektronike që gjenden në bordin e avionit dhe anijes;
  • Komandojnë dhe manovrojnë anijet ose avionët në lëvizje nëpërmjet pajisjeve përkatëse dhe sipas procedurave të vendosura;
  • Mirëmbajnë dhe riparojnë pajisjet mekanike, elektrike dhe elektronike ose asistojnë anëtarë të tjerë të ekuipazhit në funksione të mirëmbajtjes dhe riparimit;
  • Përgatisin dhe planifikojnë dokumentacionin e nevojshëm për udhëtimin, sipas procedurave të fluturimit dhe transportit detar;
  • Mbajnë komunikim me drejtuesit e avionëve që fluturojnë në hapësirën ajrore shqiptare, nëpërmjet radios/radarit;
  • Japin instruksione tek drejtuesit e avionëve për të mbajtur parametrat e caktuar nga autoritetet lokale (distanca vertikale dhe anësore nga avionët e tjerë që fluturojnë në të njëjtën hapësirë);
  • Zbatojnë dhe respektojnë rregullat dhe procedurat e vendosura nga Autoritetet dhe Rregullatorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë;
  • Zbatojnë kodin e etikës së kompanisë ku punojnë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Kushti kryesor për të hyrë në këtë profesion është diploma e shkollës së mesme ose një shkolle të mesme profesionale dhe kualifikimi i veçantë për drejtimin e avionëve dhe anijeve;
  • Të flasë gjuhën angleze.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye