3154Pilotë avioni dhe asistentë të tij

Grup njësi · 12 profesione

Përshkrimi

Piloti i avionit dhe asistenti i tij transportojnë mallra dhe njerëz duke pasur si qëllim kryesor sigurinë e tyre duke kontrolluar dhe operuar pajisjet mekanike, elektrike dhe elektronike dhe më pas kryerjen e transportit në minimumin e kohës dhe burimeve materiale. Ata punësohen në kompani private apo shtetërore të transportit ajror, si dhe institucione rregulluese të trafikut ajror.

Detyrat kryesore

  • Përgatisin planin e fluturimit duke llogaritur kohëzgjatjen, karburantin, centrimin, etj. dhe duke marrë konsideratë kushtet atmosferike;
  • Operojnë dhe drejtojnë avionin duke respektuar procedurat e industrisë dhe limitet e vendosura;
  • Kontrollojnë funksionimin e pajisjeve mekanike, elektrike dhe elektronike për tu siguruar që të gjitha instrumentet e kontrollit funksionojnë siç duhet;
  • Zbatojnë të gjitha njohuritë, parimet dhe praktikat e fluturimit për të identifikuar dhe zgjidhur probleme që mund të lindin gjatë kohës së punës së tyre;
  • Ekzaminojnë mjetin fluturues duke kontrolluar regjistrimet e mirëmbajtjes, duke kryer inspektime për të siguruar që avioni është në gjendje të mirë mekanike, mirëmbajtja është kryer dhe të gjitha pajisjet janë funksionale;
  • Firmosin dhe plotësojnë dokumente të nevojshme për regjistrin zyrtar të fluturimit;
  • Komunikojnë dhe mbajnë lidhje me kontrollorë të trafikut ajror për të marrë konfirmimin për uljen, ngritjen dhe drejtimin e avionit në hapësira të ndryshme të fluturimit të tij;
  • Instruktojnë dhe informojnë ekuipazhin përpara fluturimit për informacione të nevojshme që kanë lidhje me fluturimin;
  • Zbatojnë dhe respektojnë rregullat dhe procedurat e vendosura nga Agjenci kombëtare dhe ndërkombëtare ajrore;
  • Zbatojnë kodin e etikës së kompanisë ku punojnë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Kushti kryesor për të hyrë në këtë profesion është diploma e shkollës së mesme dhe trajnimi i posaçëm për pilot, si edhe plotësimi i orëve të fluturimit të caktuara nga Agjencia e Aviacionit Civil në përputhje me rregulloret ndërkombëtare;
  • Të jetë i aftë fizikisht.

Informacion shtesë

  • Duke qenë se shkollat e trajnimit të pilotëve janë të një profili ndërkombëtar, kandidatët duhet patjetër të komunikojnë dhe shkruajnë në gjuhën angleze;
  • Një individ hyn në këtë pozicion pas kryerjes së shkollës së trajnimit për pilot dhe kalimit me sukses të provimit përfundimtar. Pas kryerjes së numrit të orëve të fluturimit të caktuara me ligj dhe licencimit, ai mund të punojë si Asistent pilot (co-pilot). Hierarkia në këtë profesion ka të bëjë me plotësimin e orëve të përcaktuara për çdo pozicion dhe rekordeve të fluturimit dhe incidenteve. Shkallët hierarkike ngjiten nga Asistent Pilot në Pilot Kryesor (në komandë), Pilot Instruktor, Pilot Ekzaminator dhe Pilot Testues.

Profesionet në këtë grup

  • Asistent/pilot avioni
  • Mekanik avioni
  • Mekanik për motorë avioni
  • Mekanik për sistemin e komandimit të avionit
  • Mekanik për sistemin elektronik të avionit
  • Pilot avioni
  • Pilot helikopteri
  • Pilot hidroavioni
  • Pilot i provës
  • Inxhinier fluturimi
  • Instruktor fluturimi
  • Navigator (fluturimit)

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye