3152Pilotë dhe oficerë anijesh
Grup njësi · 15 profesione
Përshkrimi
Pilotët dhe oficerët e anijeve komandojnë dhe manovrojnë anije dhe mjete lundruese të ngjashme, si edhe kryejnë funksione të ngjashme në breg. Ata punësohen në kompani private apo shtetërore të transportit ujor, si dhe institucione rregulluese të trafikut ujor.
Detyrat kryesore
- Manovrojnë dhe komandojnë anije ose mjete të ngjashme lundruese në det të hapur ose në ujëra të tjera lundruese;
- Manovrojnë anijen në ankorim dhe nisje nga porti si edhe nëpër kanale, ngushtica dhe nëpër ujëra të tjera ku njohuritë e veçanta janë të nevojshme;
- Zbatojnë njohuritë dhe parimet e drejtimit dhe komandimit të anijes në mënyrë që të identifikojnë dhe zgjidhin probleme apo çështje që mund të lindin përgjatë punës së tyre;
- Kontrollojnë dhe marrin pjesë në veprimet kontrolluese dhe vëzhguese mbi kuvertë;
- Sigurohen për ngarkimin dhe shkarkimin e sigurt të mallrave në anije dhe kontrollojnë respektimin e rregullave të sigurisë nga ekuipazhi dhe pasagjerët;
- Supervizojnë veprimet e mirëmbajtjes dhe riparimit të anijes për të siguruar zbatimin dhe përputhshmërinë me specifikimet dhe rregulloret përkatëse;
- Rekrutojnë dhe përzgjedhin personelin e nevojshëm të ekuipazhit sipas kërkesave të caktuara dhe mbajnë të dhëna për veprimet;
- Komunikojnë dhe mbajnë lidhje me stacionet e portit dhe anije të tjera për të shkëmbyer informacion në lidhje me emergjencat e mundshme;
- Zbatojnë dhe respektojnë rregullat dhe procedurat e vendosura nga Drejtoria e Përgjithshme Detare;
- Zbatojnë kodin e etikës së kompanisë ku punojnë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Kushti kryesor për të hyrë në këtë profesion është diploma bachelor për navigacion ose inxhinieri detare;
- Të flasë gjuhën angleze.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me eksperiencë dhe me kualifikim
shtesë mund të kalojë në nivelin Tekniku. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në
shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një teknik peshkimi mund të
4
ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse, duke ngritur shkallët e karrierës si specialist
akuakulturë dhe peshkimi ose duke ndjekur shkollën e lartë (kur individi ka kualifikimin
e nivelit të II e lart Dega peshkim), çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni
në nivelin e specialistit të akuakulturës dhe peshkimit.
Profesionet në këtë grup
- Kapiten anijeje për lundrim të brendshëm
- Kapiten i armatimit
- Kapiten lundrimesh të gjata
- Komandant anijeje për lundrim të brendshëm
- Komandant anijeje për lundrime detare
- Oficer lundrimi
- Pilot anijeje
- Pilot rrëshqitës ajri/marine
- Skiper jahti
- Ndihmës pilot
- Oficer i Parë
- Oficer kuverte
- Navigator detar
- Pilot anije Niveli A
- Pilot anije Niveli B

