3153Mbikëqyrës të sigurisë detare
Grup njësi · 17 profesione
Përshkrimi
Mbikëqyrësit e sigurisë detare janë përgjegjës për vrojtimin e të gjitha aspekteve që lidhen me kryerjen në mënyrë të sigurtë dhe pa dëme në mjedis të aktivitetit detar, , si dhe në mbikëqyrjen e aspekteve të integritetit strukturor dhe funksional për garantimin e lundrueshmërisë pozitive të mjetit lundrues. Mbikëqyrësit e sigurisë detare zhvillojnë ekspertizë specifike duke përfshirë funksionet e një auditori, investiguesi apo inspektori.
Detyrat kryesore
- Kryejnë hetime të aksidenteve dhe kërkime që ndikojnë në ndryshimet e duhura, në përpjekje për të minimizuar rrezikun në çdo fushë që lidhet me veprimtarinë e mjetit lundrues, përfshirë ndërtimin dhe në operacione të tjera;
- Inspektojnë dhe garantojnë që komponentët e sigurimit dhe makineritë përkatëse janë ndërtuar, funksionojnë dhe mirëmbahen në përputhje me standardet e kërkuara;
- Inspektojnë mjetet lundruese apo platformat e palëvizshme në det për përmbushjen e standardeve të ndërtimit dhe të rregullave të sigurisë;
- Evidentojnë situata të pasigurta dhe njoftojnë autoritetin përkatës;
- Vlerësojnë dhe mund të aprovojnë raportet e sigurisë dhe planet përkatëse;
- Shqyrtojnë dhe vlerësojnë gjendjen, tonazhin e ngarkesave dhe të mjetit lundrues, hetojnë aksidentet në det, përgatisin raporte të aksidenteve në emër të pronarëve / manaxherëve dhe / ose për qëllime të sigurimit;
- Zbatojnë procedura verifikimi, sipas kërkesës së drejtuesve dhe operatorëve të mjetit lundrues.
Kërkesat
- Preferohet arsim i lartë navigacion ose inxhinieri navigacionale dhe një përvojë pune mbi 5 vjet në sektorin detar.
- Aftësi komunikimi profesional me klientët, bashkëpunëtorët, mbikëqyrësit etj.;
- Të ketë aftësi për të vepruar.
Informacion shtesë
Detyrat e Mbikëqyrësve të sigurisë detare variojnë shumë në varësi të asaj që kërkohet në një moment të dhënë kohe.
Profesionet në këtë grup
- Oficer i sigurisë së anijes
- Oficer i sigurisë së facilitetit portual
- Oficer sigurie porti
- Inspektor i regjistrit të mjeteve lundruese dhe detarëve
- Inspektor i kontrollit shtetëror portual
- Inspektor i kontrollit shtetëror të flamurit
- Inspektor i sigurisë detare
- Inspektor i sigurisë së anijes
- Inspektor i sigurisë së facilitetit portual
- Oficer sigurie kompanie
- Oficer sigurie porti
- Mbikëqyrës i Sigurisë Detare
- Mbikëqyrës i Ngarkesave
- Mbikëqyrës për Matjen e Tonazhit te Mjetit Lundrues
- Mbikëqyrës për matjen e sasisë së ngarkesës ne mjetin lundrues
- Mbikëqyrës për vlerësimin e integritetit te lundrueshmërisë së mjetit të lundrimit
- Mbikëqyrës për mos ndotjen e mjedisit detar nga mjeti lundrues

