3156Teknikë të sigurisë ajrore
Grup njësi · 4 profesione
Përshkrimi
Teknikët e sigurisë ajrore menaxhojnë situatat e emergjencave ajrore duke përdorur me saktësi dhe kujdes pajisjet shpëtuese në përputhje me rregullat dhe udhëzimet e paracaktuara. Ata janë pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Detyrat kryesore
- Marrin thirrje nga operatorët dhe konfirmojnë verbalisht dijeninë për thirrjen;
- Identifikojnë rrugën më të shpejtë për në vendngjarje duke vëzhguar trafikun dhe duke marrë në konsideratë rregullat që duhen ndjekur në raste emergjente;
- Sigurojnë mjetin e transportit në një vend pa rrezik dhe përcaktojnë sigurinë e vendngjarjes duke përfshirë edhe praninë e materialeve kërcënuese si edhe mekanizmave të rrezikshëm;
- Identifikojnë numrin e pacientëve që kanë nevojë për shpëtim, dhe i nxjerrin nga pozicione të vështira dhe kërcënuese për jetën;
- Marrin masa sigurie për të mbrojtur dhe parandaluar rëndimin e situatës shëndetësore të të lënduarve dhe të atyre që i ndihmojnë;
- Përdorin teknikat e izolimit me anë të substancave të caktuara për mbrojtjen e të lënduarve dhe shpëtuesve nga ndonjë përkeqësim dhe kontaminim i mundshëm;
- Transmetojnë siguri tek të lënduarit dhe të pranishmit e tjerë duke punuar të qetë, të sigurt dhe efikase;
- Menaxhojnë stresin dhe tensionin e vazhdueshëm si rrjedhojë e situatave emergjente;
- Komunikojnë verbalisht për të kërkuar ndihmë shtesë sipas rastit;
- Ndihmojnë dhe asistojnë në ngritjen, transportimin e të lënduarve në ambulanca dhe mjete të tjera transporti;
- Raportojnë verbalisht tek personeli i ndihmës mjekësore vëzhgimet dhe ndihmën e parë të dhënë pacientëve në vendngjarje;
- Mbështesin dhe ndihmojnë personelin e ndihmës mjekësore sipas kërkesës dhe rastit;
- Shkatërrojnë dhe eliminojnë mjetet dhe pajisjet e kontaminuara sipas rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuara;
- Ndjekin programe edukimi shtesë dhe rifreskuese sipas kërkesave të institucionit dhe rregulloreve;
- Mbajnë kontakt me personelin homolog në vendet fqinje, me qëllim shkëmbim informacioni për avionët që do të kalojnë nga njëra hapësirë në tjetrën;
- Zbatojnë kodin e etikës së institucionit ku punojnë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Duke qenë se ky është një profesion që bën pjesë në ekipet e forcave të armatosura, një individ duhet më parë të studiojë Akademinë ushtarake dhe më pas të marrë pjesë në disa trajnime të caktuara për shpëtimin në aksidente ajrore;
- Të jetë i përgjegjshëm dhe i komunikueshëm;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht.
Profesionet në këtë grup
- Teknik radarësh
- Teknik sigurimi (mbrojtjes) ajrore
- Teknik i sigurisë së trafikut ajror
- Inxhinier i sigurisë së trafikut ajror

