3155Specialistë dhe kontrollorë të trafikut ajror

Grup njësi · 7 profesione

Përshkrimi

Specialisti dhe kontrollori i trafikut ajror instrukton dhe shkëmben informacion me ekuipazhin e kabinës së pilotit të avionëve që fluturojnë në hapësirën ajrore shqiptare, për të siguruar një fluturim të sigurt dhe efektiv për linjat ajrore dhe pasagjerët. Ai/ajo është përgjegjës për fazën në fluturim të avionit, duke përdorur radarë të precizionit të lartë për të identifikuar pozicionin e tij dhe duke e mbajtur të sigurt dhe me eficiencë të plotë në rrugën ajrore të referuar. Ai/ajo punësohen në Agjencinë kombëtare të vendit, përgjegjëse për trafikun ajror (Albkontroll).

Detyrat kryesore

  • Identifikojnë trafikun ajror në hapësirën kombëtare, duke përdorur radarët;
  • Mbajnë komunikim me drejtuesit e avionëve që fluturojnë në hapësirën ajrore shqiptare, nëpërmjet radios/radarit;
  • Japin instruksione tek drejtuesit e avionëve për të mbajtur parametrat e caktuar nga autoritetet lokale (distanca vertikale dhe anësore nga avionët e tjerë që fluturojnë në të njëjtën hapësirë);
  • Informohen për parametrat dhe dukuritë në hapësirën ajrore ose aeroport që ndikojnë në fluturimin e avionëve (kushtet e motit, kushte të veçanta të pistës, etj.);
  • Marrin masa dhe organizojnë uljet e paplanifikuara të avionëve;
  • Raportojnë tek supervizori për situatat emergjente të raportuara nga pilotët;
  • Zbatojnë njohuritë dhe parimet për zgjidhjen e problemeve që mund të dalin gjatë kohës së punës;
  • Mbajnë kontakt me personelin e përfshirë në të gjithë procesin e drejtimit të fluturimit të avionëve;
  • Mbajnë kontakt me personelin homolog në vendet fqinje, me qëllim shkëmbim informacioni për avionët që do të kalojnë nga njëra hapësirë në tjetrën;
  • Zbatojnë kodin e etikës së institucionit ku punojnë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Kushti kryesor për të hyrë në këtë profesion është diploma e shkollës së mesme;
  • Të jetë i përgjegjshëm dhe i komunikueshëm.

Informacion shtesë

  • Kandidatët për këtë profesion janë të detyruar të ndjekin një trajnim 3 vjeçar, i cili sigurohet nga Institucioni përgjegjës (Albkontroll). Pas këtij trajnimi jepet një provim që përcakton kualifikimin ose jo të kandidatit dhe më tej punësimin e tij.

Profesionet në këtë grup

  • Kontrollor të trafikut ajror
  • Operator të kontrollit teknik të pajisjeve të trafikut ajror
  • Koordinator fluturimi
  • Kontrollor i ngarkesës në avion
  • Mbikëqyrës i shërbimeve në pistë
  • Mbikëqyrës i shërbimeve në terminalin ajror
  • Udhëzues avioni në pistë

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye