3151Inxhinierë anijesh

Grup njësi · 1 profesione

Përshkrimi

Inxhinierët e anijeve kontrollojnë dhe marrin pjesë në manovrimin e pajisjeve dhe makinerive mekanike, elektrike dhe elektronike në bordin e anijes. Ata kryejnë gjithashtu funksione të tjera mbështetëse kur anija është në breg. Ata punësohen në kompani private apo shtetërore të transportit ujor, si dhe institucione rregulluese të trafikut ujor.

Detyrat kryesore

  • Mirëmbajnë dhe riparojnë motorin mekanik, elektrik, pompat dhe pajisje të tjera mekanike apo elektrike ose asistojnë anëtarë të tjerë të ekuipazhit në funksione të mirëmbajtjes dhe riparimit;
  • Mirëmbajnë rrjetin e energjisë elektrike, ngrohjes, ventilimit, ftohjes, ujit dhe sistemit shkarkues;
  • Vëzhgojnë dhe testojnë ecurinë e motorit dhe pajisjeve të tjera në mënyrë që të identifikojnë ndonjë mosfunksionim të mundshëm apo shkak të tij si në lëvizje edhe në breg;
  • Supervizojnë anën teknike të instalimit, mirëmbajtjes dhe riparimit të makinerive dhe pajisjeve të anijes me qëllim përputhshmërinë me specifikimet dhe rregullat përkatëse;
  • Porositin karburant dhe materiale të tjera që kanë të bëjnë me departamentin e funksionimit të motorit dhe i regjistrojnë këto veprime;
  • Veprojnë si ndërmjetësues mes pilotit të anijes dhe personelit tokësor për të siguruar që buxheti dhe koha janë sipas planifikimit dhe anija po drejtohet me siguri dhe efikasitet;
  • Ekzaminojnë dhe kryejnë mirëmbajtje dhe riparime të motorit, makinerive dhe pajisjeve ndihmëse të anijes;
  • Zbatojnë dhe respektojnë rregullat dhe procedurat e vendosura nga Drejtoria e Përgjithshme Detare;
  • Zbatojnë kodin e etikës së kompanisë ku punojnë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Kushti kryesor për të hyrë në këtë profesion është diploma bachelor për Inxhinieri Mekanike ose nga një shkollë e mesme mekanike me disa vite eksperiencë në lundrim.

Profesionet në këtë grup

  • Inxhinier anijesh

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye