265Artistë krijues dhe performues
Grup i vogël · 7 Nëngrupe
Përshkrimi
Kompozitorët, muzikantët dhe këngëtarët, shkruajnë përshtatin, drejtojnë dhe performojnë kompozime muzikore.
Detyrat kryesore
- Krijojnë struktura melodike, harmonike dhe ritmike për të shprehur ide dhe emocione në një formë muzikore;
- Përkthejnë ide dhe koncepte në shenja dhe simbole standarde muzikore për riprodhim dhe përformancë;
- Përshtatin apo rregullojnë muzikën për grupe instrumentale apo vokale, instrumente apo ngjarje të veçanta;
- Drejtojnë grupe instrumentale apo vokale;
- Përzgjedhin muzikë për shfaqje dhe u caktojnë pjesë instrumentale muzikantëve;
- Luajnë një apo disa instrumente muzikore si një solist apo si një anëtar i një orkestre apo grupi muzikor;
- Këndojnë si një solist apo anëtar i një grupi muzikor apo bandave të tjera;
- Praktikojnë dhe ridëgjojnë vepra muzikore ose instrumente muzikore për të mbajtur një standard të lartë performance;
- Përcaktojnë vende për mbajtjen dhe zhvillimin e shfaqjeve muzikore;
- Realizojnë turne muzikore.
Kërkesat
- Në përgjithësi kompozitorët muzikantët dhe këngëtarët u kërkohet që të kenë mbaruar studimet e larta universitare për muzikë. Megjithatë mund ta ushtrojnë edhe persona të padiplomuar të cilët kanë një talent të lindur.
Informacion shtesë
Janë profesione që lidhen me aftësi të posaçme kulturore dhe intelektuale të cilat në shumë raste nuk merren përmes shkollës, por janë të lindura.

