2655Aktorë
Grup njësi · 7 profesione
Përshkrimi
Aktorët luajnë role në filma apo produksione televizioni dhe radioje, si edhe në skena spektakli.
Detyrat kryesore
- Mësojnë fjalët, shenjat dhe luajnë pjesë në produksione dramatike, në skenë, reklama, televizione, radio apo filma;
- Marrin rolin e karaktereve të krijuara nga një skenarist apo autor dhe ja paraqesin këtë audiencës;
- Tregojnë histori apo lexojnë punime letrare me zë të lartë për të edukuar dhe argëtuar dëgjuesit;
- Marrin pjesë në audicione dhe thirrje për punë në mënyrë që të luajnë rolet;
- Përgatiten për përformancën e tyre nëpërmjet, studimit dhe provave për rolin e tyre duke mësuar fjalët dhe gjestet sipas udhëzimeve dhe drejtimit të producentit;
- Lexojnë dorëshkrime dhe bëjnë hulumtime për të kuptuar pjesën e roleve, temave dhe karakteret, në mënyrë që të zhvillojnë rolet interpretuese;
- Luajnë pjesët dhe paraqesin rolet siç i kanë zhvilluar gjatë provave në filma apo në produksione televizioni, radio, apo skene;
- Performojnë interpretime gazmore dhe serioze të emocioneve, aksioneve dhe situatave duke përdorur lëvizjet e trupit, shprehjet e fytyrës dhe gjeste të ndryshme;
- Këndojnë dhe/apo kërcejnë gjatë shfaqjeve dramatike apo komedike;
- Bashkëpunojnë me aktorë të tjerë.
Kërkesat
- Aktorët në përgjithësi duhet që të kenë përfunduar studimet e larta për aktrim.
Në varësi të llojit të rolit mund të ketë kërkesa edhe të tjera për vjetërsi në punë.
Informacion shtesë
Për disa role nuk kërkohet diplomimi apo vjetërsia në punë, si për shembull rolet që kanë të bëjnë me fëmijët.
Profesionet në këtë grup
- Aktor
- Aktor dramatik
- Aktor filmi
- Aktor komik
- Tregimtar (tregues historish) në radio/televizion
- Aktor dublant
- Aktor pantonimash

