2656Folës në radio, TV dhe media të tjera
Grup njësi · 8 profesione
Përshkrimi
Folësit në radio, televizion dhe media të tjera, lexojnë buletinet e lajmeve, realizojnë intervista dhe kryejnë njoftime të tjera ose prezantime në radio, televizion dhe në teatër si edhe në qendra apo media të tjera.
Detyrat kryesore
- Lexojnë buletinet e lajmeve dhe i komentojnë ato;
- Njoftojnë informacione në lidhje me programin, informacione publike, apo reklama;
- Prezantojnë artistë apo persona të tjerë që intervistohen dhe bëjnë njoftime që kanë lidhje me to në radio, televizion, teatër, klube nate, apo qendra të tjera të ngjashme;
- Intervistojnë persona në publik, veçanërisht në radio dhe televizion;
- Moderojnë panele apo diskutime në programin e tyre;
- Studiojnë bazat e informacionit dhe bëjnë hulumtime të tjera në mënyrë që të përgatiten për programin apo intervistën;
- Prezantojnë dhe komentojnë në lidhje me muzikën dhe çështje të tjera, si moti apo kushtet e trafikut;
- Bëjnë komente për audiencën gjatë ngjarjeve sportive, paradave dhe rasteve të tjera të ngjashme;
- Bëjnë njoftime të tjera në radio apo televizion.
Kërkesat
- Në përgjithësi nuk kërkohet një nivel arsimimi dhe përvoje për këtë profesion.
Megjithatë në shumë raste mund kërkohet diplomimi në fushat e gazetarisë, apo komunikimit. Në varësi të prestigjit të institucionit mediatik ku aplikohet të punohet mund të kërkohet edhe vjetërsi në punë.
Informacion shtesë
Preferohen persona të cilët kanë aftësi të mira komunikuese dhe të cilët kanë aftësi të posaçme për të gjeneruar ide, problematika, diskutime dhe debate të cilat rrisin shikueshmërinë dhe audience.
Profesionet në këtë grup
- Folës/Spiker në radio
- Folës/Spiker në televizion
- Intervistues në media
- Komentator në media
- Komentator sportiv
- Moderator programi televiziv
- Prezantues programi
- Transmetues lajmesh

