2651Skulptorë, piktorë dhe artistë të tjerë të arteve vizuale
Grup njësi · 14 profesione
Përshkrimi
Skulptorët, piktorët dhe artistë të tjerë të arteve vizuale krijojnë dhe zbatojnë punime arti duke bërëskulpturë, pikturuar, vizatuar, krijojnë animime, gdhendin apo përdorin teknika të tjera.
Detyrat kryesore
- Konceptojnë dhe zhvillojnë ide, skica dhe stile pikturimi, vizatimi dhe skulpture;
- Rregullojnë objekte, pozicionojnë modele dhe përzgjedhin peizazhe dhe forma të tjera vizuale në përputhje me qëllimin që kanë përzgjedhur;
- Përzgjedhin materiale, metoda dhe modele artistike;
- Krijojnë forma përfaqësuese, apo abstrakte tredimensionale, apo relieve duke u dhënë formë, gërmuar apo punuar dhe kombinuar materiale të tilla si dru, gur, argjile, metal, akull apo letër;
- Krijojnë vizatime dhe piktura përfaqësuese apo abstrakte duke përdorur, lapsa, bojë, kalk, bojëra vaji, bojëra uji apo nëpërmjet aplikimit të teknikave të tjera;
- Krijojnë vizatime dhe gdhendje apo krijojnë gravura në metal, dru apo materiale të tjera;
- Krijojnë animime për të treguar persona dhe ngjarje, shpeshherë në karikaturë;
- Restaurojnë piktura dhe objekte të tjera arti të dëmtuara, ndotura apo venitura.
Kërkesat
- Për ushtrimin e këtij profesioni si rregull kërkohet përfundimi i studimeve universitare.
Informacion shtesë
Profesionet e përfshira në këtë nëngrup përveç kërkesa për shkollim në disa raste, janë profesione të cilat lidhen me cilësi kryesisht të lindura por edhe të fituara dhe që ne shumë raste ushtrohen në mënyrë të pavarur dhe nuk kanë një sistem të posaçëm rregullash të cilët mund të rregullojnë këtë aktivitet intelektual.
Në përgjithësi personat që ushtrojnë një aktivitet të tillë janë të vetëpunësuar.
Produktet e veprimtarisë që rrjedh nga këta profesione merren në mbrojtje nga ligji “Për të drejtën e Autorit”.
Profesionet në këtë grup
- Artist i arteve grafike
- Artist krijues
- Artist piktor
- Gdhendës-skalitës/artist
- Karikaturist
- Piktor i filmave të animuar
- Piktor miniaturash
- Piktor portretesh
- Piktor skenografie
- Restaurues pikturash
- Skulptor
- Restaurues mozaikësh
- Artist qeramike
- Artist komercial/reklame

