2654Regjisorë e producentë filmi dhe të tjerë të lidhura me to
Grup njësi · 19 profesione
Përshkrimi
Regjisorët, producentët e filmit dhe të tjerë të lidhura me to mbikëqyrin dhe kontrollojnë aspektet teknike dhe artistike të produksioneve të filmave, televizioneve, radiove dhe skenave teatrale.
Detyrat kryesore
- Përzgjedhin shkrimtarët, studiojnë dorëshkrimet për të përcaktuar interpretimin artistik dhe udhëzojnë aktorët për metodat e aktrimit;
- Drejtojnë të gjitha aspektet e produksionit dramatik në skenë, televizion, radio apo në filma dhe vendimet përfundimtare që kanë të bëjnë me kostumet, ngritjen e skenës, zhurmat apo efektet e ndriçimit;
- Planifikojnë, organizojnë dhe kontrollojnë fazat e ndryshme dhe planifikimet e përfshira në prodhimin e prezantimit, filmave, programeve televizive dhe radiofonike;
- Tërheqin, rekrutojnë dhe mbikëqyrin të gjithë personelin artistik dhe personelin teknik dhe përcaktojnë trajtimin, qëllimin dhe planifikimin e produksionit;
- Mirëmbajnë arkivat e produksionit dhe negociojnë pagesat;
- Krijojnë, planifikojnë, shkruajnë dorëshkrime për regjistrim, videoregjistrim dhe redaktim;
- Mbikëqyrin pozicionimin e skenës, objektet e skenës dhe pajisjet e ndriçimit dhe të fonisë;
- Krijojnë dhe zhvillojnë një rrjet kontaktesh dhe negociojnë financimet për produksionet e tyre;
- Planifikojnë kalendarin e filmimeve të skenave;
- Sigurojnë të drejtat e përdorimit të së drejtës së autorit dhe të drejta të tjera të pronësisë intelektuale për vendin e tyre në skenë.
Kërkesat
- Personat që ushtrojnë këtë aktivitet si rregull duhet që të kenë përfunduar studimet e larta në regjisurë si edhe të kenë disa vite përvojë punë që kanë të bëjnë me filmat, televizionin, produksionet teatrore, si aktorë apo kinematografë.
Informacion shtesë
Këto lloj profesionesh mund të ushtrohen në mënyrë të pavarur ose si pjesë e ndonjë produksioni televiziv ose në ndonjë formë tjetër. Kanë detyra kryesisht drejtuese dhe organizative.
Profesionet në këtë grup
- Asistent regjisor
- Drejtor teknik në radio e televizion
- Drejtor dokumentari
- Drejtor filmimi
- Drejtor i fotografisë
- Drejtor në departamente të radios
- Drejtor skene
- Drejtor teatri
- Drejtor teknik
- Drejtor në departamente të televizioni
- Drejtues të tjerë arti
- Drejtues teatri
- Redaktor filmi
- Regjisor
- Udhëheqës Artistik
- Producent
- Regjisor programesh
- Skenograf
- Skenarist

