2653Koreografë dhe valltarë

Grup njësi · 6 profesione

Përshkrimi

Koreografët dhe valltarët konceptojnë dhe krijojnë apo performojnë valle dhe kërcime.

Detyrat kryesore

  • Konceptojnë dhe krijojnë kërcime, të cilat shpeshherë përçojnë një histori, temë, ide apo gjendje, nëpërmjet strukturave të hapave, lëvizjeve dhe gjesteve;
  • Përformojnë kërcime si një solist, me një partner apo si një anëtar i një grupi kërcimi përpara një audience, apo në një film, televizion apo media të tjera vizuale;
  • Trajnojnë, stërvisin dhe marrin pjesë në klasat e dancit për të mbajtur nivelin e kërkuar të aftësisë dhe formës;
  • Drejtojnë dhe marrin pjesë në ushtrime për të praktikuar hapat e kërcimeve dhe teknikat e kërkuara për një performancë të mirë;
  • Bëjnë intervista për përcaktimin e roleve në një kërcim apo për anëtarësim në një kompani kërcimi;
  • Studiojnë llojet e reja të kërcimeve;
  • Përzgjedhin dhe rekrutojnë personelin, artistik si edhe planifikojnë trajtimin dhe stërvitjen e tyre;
  • Përcaktojnë ndarjen e roleve dhe grupet në realizimin e kërcimeve, si edhe koordinojnë punën midis tyre;
  • Koordinojnë dhe prodhojnë muzikë me drejtuesit e muzikës;
  • Përzgjedhin muzikën që do të shoqërojë kërcimin.

Kërkesat

  • Për të ushtruar këtë profesion kërkohet përfundimi i studimeve universitare për koreografi. Në varësi të shoqërisë ku kërkohet të punohet apo shfaqjes që do të vendoset në skenë mund të kërkohet vjetërsi në punë dhe përvoja të mëparshme.

Informacion shtesë

Janë profesione që lidhen me aftësi të posaçme kulturore dhe intelektuale të cilat në shumë rasteve nuk merren përmes shkollës, por janë të lindura.

Profesionet në këtë grup

  • Balerin
  • Baletmaester
  • Koreograf
  • Mjeshtër vallesh (korepetitor)
  • Valltar
  • Valltar në klube nate

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye