2659Artistë, akrobatë dhe krijues të tjerë
Grup njësi · 19 profesione
Përshkrimi
Ky grupim mbulon të gjithë artistët krijues dhe performues që nuk janë klasifikuar në asnjë grup të kategorisë 256 “Artistë krijues dhe performues”. Për shembull ky grupim përfshin kllounët, akrobatët dhe artistë të tjerë performues.
Detyrat kryesore
- Performojnë sjellje të çuditshme zbavitëse dhe tregojnë histori gazmore;
- Përformojnë truke iluzionesh apo lojëra me duart dhe bëma me hipnotizëm;
- Performojnë akrobacira të vështira, spektakolare, gjimnastikë apo lojëra shpejtësie;
- Trajnojnë dhe performojnë me kafshët;
- Përcaktojnë rrethin e veprimeve/numrave/akrobacive që do të realizojnë gjatë shfaqjeve;
- Bashkëpunojnë më artistë të tjerë më qëllim arritjen e rezultateve sa më të mira;
- Përzgjedhin, pranojnë, trajnojnë dhe vlerësojnë personelin me të cilin punojnë.
Kërkesat
- Në varësi të produksionit ku kërkohet të punohet apo shfaqjes që do të vendoset në skenë mund të kërkohet vjetërsi në punë dhe përvoja të mëparshme.
Informacion shtesë
Profesionet e përfshira në këtë nëngrup përveç kërkesa për shkollim në disa raste, janë profesione të cilat lidhen me cilësi kryesisht të lindura por edhe të fituara dhe që ne shumë raste ushtrohen në mënyrë të pavarur dhe nuk kanë një sistem të posaçëm rregullash të cilët mund të rregullojnë këtë aktivitet intelektual.
Profesionet në këtë grup
- Akrobat
- Akrobat ajri
- Akrobat ekuilibri
- Akrobat komik
- Akrobat tapeti
- Akrobat zhonglerimi
- Artist animator kukullash
- Artist animator për aktivitete zbavitëse
- Artist iluzionist
- Artist imitues
- Artist rruge
- Artist striptist
- Artist zbutës kafshësh
- Imitues zërash kafshësh
- Mjeshtër studioje
- Prestigjator
- Trajner për stërvitjen e kafshëve në cirk
- Klloun cirku
- Mjeshtër cirku

