251Analistë dhe zhvillues të softueri dhe aplikacioneve

Grup i vogël · 5 Nëngrupe

Përshkrimi

Analistët dhe zhvilluesit e softuer-it dhe aplikacioneve përkthejnë kërkesat e softuer-it në kod funksional programimi, mirëmbajnë dhe zhvillojnë programe për përdorim në biznes të brendshëm dhe të jashtëm. Aplikacionet mund të shkruhen për të gjitha llojet e platformave dhe sistemeve operative. Analistët dhe zhvilluesit e softuerit dhe aplikacioneve kryejnë kërkime, konceptojnë, skicojnë, shkruajnë, krijojnë, modifikojnë, testojnë, këshillojnë dhe përmirësojnë sistemet e teknologjisë së informacionit si softuerë dhe aplikacione të tjera duke përmbushur kërkesat specifike të klientit. Ata analizojnë nevojat e përdoruesit dhe shtrojnë zgjidhje softuer-ike, si dhe mund të analizojnë dhe dizajnojnëbaza të dhënash brenda një aplikacioni, duke punuar individualisht ose duke u koordinuar si pjesë e një skuadre.Ata mund të punësohen në kompani të shërbimeve, të ofrimit të sistemeve të IT ose të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Parapërgatitin vendin e punës;
  • Analizojnë nevojat e përdoruesit dhe kërkesat për softuer-in për të përcaktuar realizueshmërinë në kohë dhe kosto;
  • Modifikojnë softuerin ekzistues për të korrigjuar gabimet, për t’iu përshtatur harduerit të ri ose për të përmirësuar performancën;
  • Diskutojnë me analistë sistemesh, inxhinierë, programues dhe të tjerë përsa u përket dizenjimit të sistemit dhe për të marrë informacione të tjera si kufizimet dhe aftësitë e projektit, kërkesat për performancën dhe ndërfaqet;
  • Dizajnojnë sisteme softuerike duke përdorur analiza shkencore dhe modele matematikore;
  • Zhvillojnë sisteme softuerike sipas dizenjos;
  • Vlerësojnë sistemet softuerike duke përdorur analiza shkencore dhe modele matematikore për të parashikuar dhe për të matur rezultatin dhe pasojat e dizenjos;
  • Zhvillojnë testime dhe procedura vlerësimi për sistemin;
  • Modifikojnë sisteme softuerike sipas nevojës;
  • Ndërtojnë një program të detajuar me specifikime nëpërmjet diskutimeve me klientët;
  • Zbërthejnë specifikimet e programit në elementë sa më të thjeshtë dhe përkthimin e logjikës së tyre në gjuhën e programimit;
  • Hartojnë zgjidhje të mundshme për t’i paraprirë problematikave;
  • Bashkëpunojnë me ekipin për të shkruar një seksion të caktuar të kodit të programit;
  • Kombinojnë elementë të programit të dizajnuar;
  • Testojnë mostrën e të dhënave për të kontrolluar që programi punon siç është paramenduar;
  • Kryejnë instalimin dhe testimin e programit;
  • Zhvillojnë dhe përmirësojnë web-in (faqe interneti) ose aplikacione dhe përmbajtje multimediale (animacione dixhitale, imazhe, prezantime, lojëra, klipe audio dhe video);
  • Reagojnë ndaj problemeve në program dhe korrigjojnë ato sipas nevojës;
  • Përshtatin programin për kërkesat e reja;
  • Kryejnë testime për pranim për të siguruar që programi mund të përdoret lehtë, shpejt dhe me saktësi;
  • Dokumentojnë në detaje funksionimin e programit për përdoruesit dhe operatorët kompjuterikë;
  • Konsultohen me manuale dhe raporte teknike për të mësuar mënyra të reja për të zhvilluar programe dhe për të ruajtur aftësitë dhe njohuritë ekzistuese;
  • Përditësojnë njohuritë në mënyrë të vazhdueshme;
  • Mbikëqyrin programuesit e kompjuterëve.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet zotërimi i një diplome universitare në Informatike, Shkenca Kompjuterike ose Inxhinieri Elektronike.
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një analist dhe zhvillues softueri dhe aplikacionesh, mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel specialisti. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik sipas rastit.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye