25Specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit

Nëngrup i madh · 2 Nëngrupe

Përshkrimi

Specialistët (profesionistët) e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit kryejnë hulumtime, kërkime, planifikime, dizejnime, shkrime, testime, për të përmirësuar sistemet e teknologjisë së informacionit dhe aplikacioneve të tyre, si dhe harduerëve, softuerëve. Ata sigurojnë këshilla të veçanta dhe dokumentacion shoqërues, që përfshijnë parimet, politikat dhe procedurat e dizenjimit, zhvillimit, kontrollit, ruajtjes dhe mbështetjes së bazave së të dhënave dhe sistemeve të tjera informative për të siguruar performancë optimale dhe të dhëna maksimale të integritetit e të sigurisë. Ata mund të punësohen në kompani të ndryshme që ofrojnë shërbime të TIK, të transmetimeve në radio, televizione, në shoqëri tregtare që kanë reparte të shërbimit për përdorues të TIK, telekomunikacionit apo të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Analizojnë sisteme informatike të teknologjisë së informacionit;
  • Zhvillojnë softuerë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit;
  • Testojnë dhe analizojnë programe dhe sisteme të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit;
  • Identifikojnë fushat për përmirësim dhe studiojnë aspektet teorike dhe metodat operacionale për përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit;
  • Vlerësojnë, planifikojnë e projektojnë harduerë ose softuerë për aplikacione specifike përfshirë internet, intranet dhe sistemet multimediale;
  • Konfigurojnë harduerë ose softuerë për aplikacione specifike përfshirë internet, intranet dhe sistemet multimediale;
  • Projektojnë e shkruajnë programe të ndryshme kompjuterike;
  • Hartojnë dhe zhvillojnë arkitekturën e sistemet e bazës së të dhënave, manaxhimin e zhvillimin e të dhënave.
  • Zbatojnë plane të sigurisë së të dhënave dhe politikave të administratës;
  • Administrojnë rrjetet kompjuterike dhe lidhjen e mjediseve informatike;
  • Analizojnë dhe zhvillojnë sisteme projektimi komplekse dhe specifikime të arkitekturës së të dhënave, modele dhe diagrame zhvillimi, integrimi e konfigurimi të sistemeve kompjuterike;
  • Interpretojnë dhe vlerësojnë sisteme projektimi komplekse dhe specifikime të arkitekturës së të dhënave, modele dhe diagrame zhvillimi, integrimi e konfigurimi të sistemeve kompjuterike.
  • Analizojnë sisteme informatike të biznesit, rrjete të komunikimit, baza të dhënash.
  • Aktualizojnë licencat e kompjuterëve dhe të sistemit të operimit të rrjeteve, të sistemeve të transmetimit në TIK, etj.;
  • Mirëmbajnë programe e rrjete kompjuterike;
  • Bëjnë preventivin për shërbimet e ndryshme që realizohen në njësinë e biznesit.
  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të lartë në këtë fushë;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye