2511Analistë të sistemeve

Grup njësi · 8 profesione

Përshkrimi

Analisti i sistemeve ushtron ekspertizë teknike të një niveli të lartë. Ai/ajo kryen analiza, dizenjime të specializuara të fushës së IT dhe mbikëqyr implementimin e sistemeve informatike. Ai/ajo vlerëson kërkesat e klientit për sa i përket teknologjisë së informacionit, procedurat apo problemet që ka mbi bazën e tyre, si dhe propozon, rekomandon dhe planifikon përmirësimet për sistemet aktuale apo ato të reja. Ai/ajo përdor njohuritë e veta për gjuhë të ndryshme programimi. Analisti i sistemit punon ngushtësisht me ekipin e klientit (duke përfshirë manaxherët komercial) dhe zhvilluesit e softuerit përgjatë fazave të projektit. Mund të punësohet në kompani të shërbimeve të ofrimit të sistemeve IT, apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Konsultohen me përdoruesit për formulimin dhe dokumentimin e kërkesave;
  • Analizojnë kërkesat e ndryshme të mbledhura nga konsultimet;
  • Identifikojnë procedurat dhe praktikat e punës së biznesit;
  • Analizojnë procedurat dhe praktikat e punës;
  • Identifikojnë alternativat për zgjidhjet potenciale;
  • Vlerësojnë alternativat nëse janë të përshtatshme si për pjesën teknike, ashtu edhe për atë të biznesit;
  • Përllogaritin kostot dhe kohën e duhur të projektit;
  • Shqyrtojnë sistemet ekzistuese IT të klientëve si dhe modelet e biznesit;
  • Planifikojnë ndryshimet e sistemeve ekzistuese për të përmirësuar rrjedhën e punës;
  • Analizojnë përputhshmërinë e sistemeve kompjuterike brenda për brenda një organizate, në mënyrë që të kenë pajtueshmëri me njëri-tjetrin;
  • Përdorin kompjuterin dhe sistemet që kanë lidhje me dizenjimin e projekteve të reja IT.
  • Bëjnë ndërlidhjen ndërmjet klientëve;
  • Bëjnë dokumentimin e gjendjes së sistemeve;
  • Specifikojnë parametrat e sistemeve;
  • Hartojnë rastet e testeve në përputhje me kërkesat dhe zgjidhjet teknike te parashikuara.
  • Iu paraqesin klientëve zgjidhjet e produkteve;
  • Bashkëpunojnë me kolegët, zhvilluesit, testuesit si dhe variete përdoruesish për të siguruar përshtatshmërinë teknike dhe përmbushjen e kërkesave;
  • Mbikëqyrin sistemin për sa i përket kostos, kohës, sasisë dhe cilësisë;
  • Mbikëqyrin procesin e testimit;
  • Përgatitin manuale udhëzuese për përdoruesit e sistemit të ri;
  • Përditësojnë njohuritë e tij në lidhje me zhvillimet e reja teknike dhe zhvillimet në industri;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të lartë në Informatikë, Inxhinieri Elektronike, Shkenca Kompjuterike;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një analist i sistemeve, mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel specialist. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit.
  • Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
  • Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: Analist i sistemeve informatike të biznesit, analist të bazës së të dhënave në sisteme informatike, konsulent i teknologjisë së informacionit etj.

Profesionet në këtë grup

  • Analist i sistemeve informatike të biznesit
  • Analist komunikimi (kompjuterik)
  • Analist i bazës së të dhënave në sisteme informatike
  • Konsulent i teknologjisë së informacionit
  • Analisti i biznesit (TI)
  • Konsulent sistemi TI
  • Projektues sistemi TI
  • Shkencëtar kompjuteri

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye