2512Zhvillues të softuerit

Grup njësi · 8 profesione

Përshkrimi

Zhvilluesi i softuerit analizon, dizajnon, zhvillon dhe mirëmban sistemet dhe programet, që mundësojnë punë sa më efektive të organizatave dhe pajisjeve që ato përdorin, shpesh duke u këshilluar nga një analist i sistemeve apo nga një arkitekt sistemi. Në punën e tij ai zbaton njohuri të shumëllojshme të gjuhëve të programimit dhe sistemeve të manaxhimit të bazave të të dhënave. Ai mund të punësohet në kompani të shërbimeve që ofrojnë zhvillim apo programim softueri, apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë rishikimin e sistemeve aktuale;
  • Paraqesin ide për përmirësimin e sistemit;
  • Bëjnë një përllogaritje të kohës për realizimin e kërkesave;
  • Bashkëpunojnë ngushtë me inxhinierët për vlerësimin e ndërfaqeve ose faktorëve të tjerë ekzistues midis harduerit dhe softuerit;
  • Përshtatin specifikimet në gjuhë teknike dhe shkruajnë kode të programeve;
  • Testojnë produktet në situata reale të kontrolluara, para se të operoje “live”;
  • Bëjnë integrimin e softuerëve ekzistuese;
  • Asistojnë në hartimin e rasteve të testimit;
  • Bëjnë komentet e nevojshme në kod gjatë procesit të zhvillimit, në mënyrë që kodi të jetë sa më i kuptueshëm për referencë të mëvonshme;
  • Rishikojnë rezultatet e testit;
  • Rregullojnë problemet teknike (Bug-et);
  • Përgatitin skedarët e instalimit;
  • Përmirësojnë softuerët ekzistuese;
  • Konsultohen me kolegë dhe të tjerë për probleme në lidhje me performancën dhe mirëmbajtjen e sistemeve softuer;
  • Përditësojnë njohuritë mbi zhvillimet e reja teknologjike teknikat e programimit dhe pajisjet kompjuterike;
  • Bashkëpunojnë me analistët e sistemeve për të kuptuar kërkesat e klientit dhe për t’i zbatuar ato në kod;
  • Kryejnë versionimin e kodit të aplikacioneve sipas procedurave;
  • Bëjnë dokumentim të zgjidhjes teknike;
  • Kryejnë mirëmbajtjen e sistemit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet të ketë diplomë universitare në informatikë, shkenca kompjuterike ose inxhinieri elektronike;
  • Nivel i larte aftësish organizative dhe analitike;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Njohuri të mira mbi algoritmet dhe njohuri bazike në gjuhën e programimit për të cilën kërkohet;
  • Aftësi të mira në kuptimin e kodeve të shkruar

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një zhvillues softueri mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel Arkitekti. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit.
  • Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
  • Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: Informatikan, Inxhinier informatikan, Konceptues në sisteme informatike, Programues kompjuteri etj.

Profesionet në këtë grup

  • Informatikan
  • Inxhinier informatikan
  • Konceptues në sisteme informatike
  • Analisti programues
  • Projektuesi softuer
  • Zhvillues softuer
  • Inxhinier softuer
  • Programues kompjuteri

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye