2514Programues të aplikacioneve

Grup njësi · 5 profesione

Përshkrimi

Programuesit e aplikacioneve shkruajnë dhe mirëmbajnë kodin e skicuar sipas udhëzimeve teknike për aplikacione softueri apo për sisteme shfrytëzimi. Ai/ajo përdor në aktivitetin e tij një nivel të lartë njohurish të gjuhëve të programimit. Ai/ajo modifikon dhe krijon aplikacione ose programe të reja.Ai/ajo mund të punësohet në kompani të shërbimeve që ofrojnë programim të aplikacioneve apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Dizajojnë aplikacione bazuar në specifikimet dhe kërkesat;
  • Zbërthejnë specifikimet e programit në elementë sa më të thjeshtë;
  • Shkruajnë kodin e programeve, siç kërkohet në specifikimet apo udhëzimet;
  • Përmirësojnë kodin e programeve ekzistuese për të rritur efikasitetin e operimit ose për t’u përshtatur me kërkesa të reja;
  • Kryejnë teste me programet dhe aplikacionet softuer për të konfirmuar plotësimin e kërkesave;
  • Dokumentojnë zhvillimin e programit;
  • Identifikojnë problemet teknike, si dhe zgjidhjen e tyre;
  • Komunikojnë me kolegët për problemet teknike, proceset dhe zgjidhjet e tyre;
  • Përditësojnë njohuritë e tyre mbi zhvillimet e reja teknologjike, teknikat e programimit dhe pajisjet kompjuterike;
  • Bashkëpunojnë me analistët për përshtatjen e programeve sipas nevojave;
  • Japin asistencën e tyre në mbledhjen e kërkesave të përdoruesve;
  • Japin asistencën e tyre në përgatitjen e dokumenteve të testimeve;
  • Kryejnë versionimin e kodit të aplikacioneve sipas procedurave;
  • Përditësojnë njohuritë mbi zhvillimet e reja teknologjike, teknikat e programimit dhe pajisjet kompjuterike;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të lartë në informatikë, inxhinieri elektronike, shkenca kompjuterike.
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një programues aplikacionesh mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel specialisti, mbikëqyrësi. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme të tilla si: Inxhinier aplikimesh informatike, inxhinier instalim-programim të sistemeve teknologjike, programues, programues kompjuteri, programues softueri, programues i bazës së të dhënave.

Profesionet në këtë grup

  • Inxhinier aplikimesh informatike
  • Inxhinier instalim-programim te sistemeve teknologjike
  • Programues
  • Programues softueri
  • Programues/bazë të dhënash

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye