2519Zhvillues dhe analistë të tjerë të aplikacioneve dhe të softuerit
Grup njësi · 3 profesione
Përshkrimi
Zhvillues dhe analistët e tjerë të aplikacioneve dhe softuerit nuk përfshihen te grupi “Analistë dhe zhvillues të softuerit dhe aplikacioneve”. Këtu përfshihen profesionistë të specializuar në testimin e softuerit, testimin e sistemit, analistë të sigurimit të cilësisë. Zhvillues dhe analistë të tjerë të aplikacioneve dhe softuerit hartojnë plane për testimin e softuerit, instalojnë softuerin dhe kryejnë konfigurimet e tyre, si dhe ekzekutojnë testimet e aplikacioneve softuer dhe të sistemeve të informacionit dhe telekomunikacionit. Ata analizojnë rezultatet e testimeve të aplikacioneve softuer dhe të sistemeve të informacionit dhe telekomunikacionit duke bërë dhe dokumentimin e rezultateve të testimeve. Ata mund të punësohen në kompani të shërbimeve të TIK apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Hartojnë plane për testimin e softuerit;
- Instalojnë softuerin;
- Kryejnë konfigurimet e softuerit;
- Përgatitin mjedisin për ekzekutimin e aplikacioneve bashkë me konfigurimet e nevojshme për funksionimin e tyre;
- Verifikojnë funksionimin e programeve sipas kërkesave të përdoruesit dhe sipas rregullave e udhëzimeve të caktuara;
- Ekzekutojnë testimet e aplikacioneve softuer dhe të sistemeve të informacionit dhe telekomunikacionit;
- Analizojnë rezultatet e testimeve të aplikacioneve softuer dhe të sistemeve të informacionit dhe telekomunikacionit;
- Dokumentojnë rezultatet e testimeve të aplikacioneve softuer dhe të sistemeve të informacionit dhe telekomunikacionit;
- Propozojnë modifikime të aplikacioneve softuer dhe të sistemeve të informacionit dhe telekomunikacionit për përmirësimin e performancës së tyre;
- Hartojnë politika dhe procedura për testimin e aplikacioneve softuer dhe të sistemeve të informacionit dhe telekomunikacionit;
- Kryejnë testimin e aplikacioneve softuer dhe të sistemeve të informacionit dhe telekomunikacionit, sipas procedurave dhe skripteve përkatëse;
- Konsultohen me kolegë të tjerë dhe ndajnë informacionet për probleme apo specifika të ndryshme që mund të lindin gjatë punës;
- Përditësojnë njohuritë e tyre mbi zhvillimet e reja teknologjike, teknikat e programimit dhe pajisjet kompjuterike;
- Përgatisin manuale trajnimi për përdoruesit;
- Monitorojnë aplikacionet softuer dhe të sistemeve të informacionit dhe telekomunikacionit për të mundësuar garantimin e cilësisë së shërbimit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të lartë në Informatikë, Inxhinieri Elektronike, Shkenca Kompjuterike;
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një zhvillues dhe analist tjetër aplikacionesh dhe softueri mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel specialist, mbikëqyrës. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: testues programesh, analist të sigurimit të cilësisë, testues sistemesh.
Profesionet në këtë grup
- Analist i sigurimit të cilësisë te TI
- Testues programesh
- Testues sistemesh

