2513Hartues të multimedias dhe të rrjetit

Grup njësi · 5 profesione

Përshkrimi

Hartuesi i multimedias dhe i rrjetit krijon dhe bashkëpunon në krijimin aplikacioneve multimediale duke kombinuar fuqinë e teknologjisë dixhitale me përdorimin efektiv të grafikës, animacioneve, audios, imazheve fotografike dhe videove. Ai ushtron aftësi të larta teknike mbi softuerin dhe programet skriptuese duke i kombinuar me kreativitet, koncepte, vizione të qarta për të kuptuar objektivat e projekteve që u paraqiten. Ai mund të punësohet në kompani reklamash, studio produksioni, programimi ose dhe të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Komunikojnë me klientët dhe konsumatorët e ndryshëm për të zbërthyer dhe kuptuar kërkesat e tyre;
  • Dizajnojnëueb-in (faqe interneti) ose aplikacione dhe përmbajtje multimediale (animacione dixhitale, imazhe, prezantime, lojëra, klipe audio dhe video) që të ofrojnë zgjidhje vizualisht tërheqëse dhe të qartë në përputhje me atë që kërkon klienti;
  • Zhvillon ueb-in (faqe interneti) ose aplikacione dhe përmbajtje multimediale (animacione dixhitale, imazhe, prezantime, lojëra, klipe audio dhe video) që të ofrojnë zgjidhje vizualisht tërheqëse dhe të qartë në përputhje me atë që kërkon klienti;
  • Përmirëson ueb-in (faqe interneti) ose aplikacione dhe përmbajtje multimediale (animacione dixhitale, imazhe, prezantime, lojëra, klipe audio dhe video) që të ofrojnë zgjidhje vizualisht tërheqëse dhe të qartë në përputhje me atë që kërkon klienti;
  • Testojnë dhe zgjidhin problemet teknike;
  • Vendosin ndërfaqet e duhura me ambientet e operimit;
  • Komunikojnë me specialistët e rrjetit për çështjet e lidhura me rrjetin, siç janë siguria dhe hostimi i faqeve, aksesi i përdoruesve, backup-i i faqeve etj.;
  • Asistojnë në analizën, specifikimet dhe zhvillimin e strategjive të internetit dhe në planet për zhvillim të mëtejshëm;
  • Konceptojnë mënyrat e funksionimit të një sistemi nga pikëpamjamultimediale, softuerët që do përdoren dhe pajisjet në të cilat do vihen në zbatim këto softuerë;
  • Përcaktojnë burimet harduerike dhe softuerike për ngritjen e një sistemi, të cilat janë në varësi të madhësisë së sistemit dhe të buxhetit në dispozicion;
  • Shqyrtojnë burime alternative harduerike dhe softuerike që mund të sjellin përmirësime në performancë, siguri, kosto ose në mirëmbajtje;
  • Dokumentojnë proceset e punës;
  • Përditësojnë njohuritë në lidhje me zhvillimet e reja teknike dhe zhvillimet në industri;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të lartë në informatikë, inxhinieri elektronike, shkenca kompjuterike;
  • Të jetë kreativ dhe të ketë shpirt artistik.
  • Duhet të jenë të përditësuar me trendet e shpejta të ndryshimit dhe upgradet e teknologjisë
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një hartues multimediash dhe rrjeti mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel specialist, mbikëqyrësi. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e inxhinierit.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: Programues animimi të lojërave kompjuterike dhe multimedial, arkitekt website, zhvillues interneti (Web-i).

Profesionet në këtë grup

  • Programues animimi të lojërave kompjuterike dhe multimedias
  • Arkitekt, website
  • Zhvillues interneti (Web-i)
  • Programues i lojërave kompjuterike
  • Programues i multimedias

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye