111Ligjvënës dhe nëpunës të lartë të administratës shtetërore

Grup i vogël · 7 Nëngrupe

Përshkrimi

Ligjvënësit, nëpunësit e lartë të administratës shtetërore përcaktojnë, përpilojnë, rishikojnë, drejtojnë zbatimin e politikave dhe planeve qeveritare qendrore kombëtare, rajonale ose vendore. Ata bëjnë ratifikime, ndryshime ose shfuqizime të ligjeve dhe akte të tjera publike, miratojnë, përmirësojnë, shfuqizojnë ligjet, përfaqësojnë qeveritë dhe punojnë në emër të tyre, si anëtarë të zgjedhur apo të emëruar.

Detyrat kryesore

  • Marrin pjesë dhe japin kontributin e tyre në punimet e organeve legjislative qeveritare apo lokale, si anëtarë të zgjedhur apo të emëruar;
  • Përcaktojnë dhe përpilojnë politika shtetërore, rajonale ose të qeverive lokale:
  • Këshillojnë dhe drejtojnë politika shtetërore, rajonale ose të qeverive lokale:
  • Zgjedhin, emërojnë dhe shkarkojnë anëtarët e organeve, të cilat bëjnë pjesë në pushtetet e tjera;
  • Ushtrojnë kontroll mbi organet e tjera që varen prej tyre duke respektuar ndarjen pushteteve dhe përdorur instrumentet përkatëse (interpelancë, mocione, pyetje, debate etj.);
  • Miratojnë dhe kontrollojnë programe dhe politika qeveritare, si dhe procedurat për zbatimin e tyre;
  • Bëjnë ratifikime, ndryshime ose shfuqizime të ligjeve dhe akte të tjera publike;
  • Marrin nisma ligjore, miratojnë ose shfuqizojnë ligjet dhe akte të tjera ligjore;
  • Përfaqësojnë qeveritë, partitë politike apo komunitete dhe punojnë në emër të tyre në raste takimesh, negociatash zyrtare, konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare;
  • Kryejnë detyra dhe funksione të ndryshme të drejtimit qeveritar;
  • Kryejnë detyra dhe funksione të ndryshme të drejtuesve të lartë në administratën shtetërore;
  • Kryejnë detyra dhe funksione të ndryshme të drejtuesve të pushtetit qendror dhe vendor;
  • Përgjigjen dhe promovojnë interesat e zgjedhësve të vet apo publikut të gjerë;
  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Mbikëqyrin të tjerë.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të lartë në këtë fushë;
  • Të jetë mbi 18 vjeç;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye