1117Nëpunës të lartë të organizatave humanitare
Grup njësi · 10 profesione
Përshkrimi
Zyrtarët e lartë të organizatave humanitare përcaktojnë, hartojnë dhe drejtojnë zbatimin e politikave të këtyre organizatave. Organizatat humanitare përfshijnë në rrethin e tyre një numër të madh organizatash ku objekti i veprimtarisë mund të jetë mbrojtja e të drejtave të njeriut, mbrojtja e mjedisit, përkrahja e grupeve vulnerabile etj.
Të drejtat dhe detyrat e nëpunësve të këtyre organizatave janë në varësi të objektit dhe shtrirjes së vetë organizatës. Zyrtarët e lartë të organizatave humanitare përfaqësojnë organizatat e tyre në marrëdhënie me organizatat e tjera, institucionet shtetërore, subjektet private etj.
Detyrat kryesore
- Drejtojnë dhe koordinojnë funksionimin e përgjithshëm të organizatës;
- Përcaktojnë drejtimet e përgjithshme të veprimtarisë së organizatës dhe përgjigjen për to;
- Marrin pjesë, në emër të organizatës, në bisedime dhe negociata me qëllim mbrojtjen dhe përmbushjen e interesave dhe objektivave të organizatës;
- Mbikëqyrin ecurinë e organizatës dhe bëjnë raportimin e tyre tek asambleja/bordi drejtues;
- Sigurojnë përdorimin në mënyrë sa më eficiente të fondeve të organizatës;
- Propozojnë, para asamblesë/bordit drejtues, ndryshimet dhe shtesat në lidhje me statutin;
- Bëjnë pranimin dhe lirimin nga puna të punonjësve të organizatës;
- Marrin masa disiplinore për punonjësit në lidhje me shkeljet e bëra gjatë punës;
- Organizojnë takime me donator të ndryshëm me qëllim përthithjen e fondeve;
- Ushtrojnë çdo kompetencë tjetër që mund t’ju jepet me ligji të posaçëm ose me statut.
Kërkesat
- Të kenë përfunduar studimet universitare dhe të jenë të pajisur me një diplomë të studimeve “Master Shkencor”, sipas kuadrit ligjor në fuqi.
- Mund të kërkohet që të jetë aktualisht ose të ketë qenë me parë pjesë e organizatës ku kërkon të bëhet drejtues;
- Kërkohen disa cilësi të veçanta siç mund të jetë, shkollimi dhe specializimi në fusha të caktuara. (p.sh. njohuri për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, për mjedisin, ekonominë).
- Të jetë i afte fizikisht dhe mendërisht;
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe manaxheriale në fushën ku vepron organizata.
Informacion shtesë
Nëpunësit e lartë të organizatave humanitare janë personalitete të njohura në fushat e tyre.
Janë pozicione pune që karakterizohen nga profesionalizmi, pasi ata drejtojnë organizata të cilat janë të specializuara në fusha të caktuara. Nëpunësit e kësaj kategorie marrin detyrën e tyre pasi zgjidhen nga asambletë/bordet drejtuese përkatëse të organizatave.
Këto lloje organizatash janë jo-fitimprurëse dhe mund të financohen nga donatorë të ndryshëm dhe për këtë arsye drejtuesit e tyret duhet të jenë persona me përgjegjshmëri dhe integritet të lartë.
Profesionet në këtë grup
- Kryetar në organizata humanitare
- Kryetar në organizata social-ekonomike
- Kryetar në organizata të mbrojtjes së mjedisit
- Kryetar në organizata për mbrojtjen e drejtave të njeriut
- Nëpunës i lartë në organizata humanitare dhe të tjera
- Sekretar i përgjithshëm në organizata ekologjike
- Sekretar i përgjithshëm në organizata humanitare
- Sekretar i përgjithshëm në organizata për mbrojtjen e kafshëve
- Sekretar i përgjithshëm në organizata social-ekonomike
- Sekretar i përgjithshëm në organizata të drejtave të njeriut

