1114Drejtues të pushtetit vendor (bashki, komunë)
Grup njësi · 23 profesione
Përshkrimi
Drejtuesit e pushtetit vendore (kryetar bashkie, qarku ose administrator i njësisë administrative) ushtrojnë kompetencat e dhëna nga ligji në një njësi territoriale të caktuar dhe për një afat të përcaktuar ligjërisht (mandate 4-vjeçare në rastin e kryetarit të bashkisë). Ata si organi ekzekutiv i pushtetit vendor përcaktojnë objektivat, propozojnë akte, nxjerrin urdhra dhe udhëzime në lidhje me arritjen e objektivave, si dhe zbatojnë dhe mbikëqyrin zbatimin e tyre në praktikë.
Ata e marrin detyrën kryesisht pas zgjedhjeve të drejtpërdrejta popullore, por në rast të administratorit të njësisë administrative ai nuk zgjidhet por emërohet.
Detyrat kryesore
- Ushtrojnë të gjitha kompetencat në kryerjen e funksioneve të organit, me përjashtim të atyre që janë kompetencë vetëm e këshillit përkatës;
- Zbatojnë aktet e këshillit;
- Marrin masa për përgatitjen e materialeve të mbledhjeve për këshillin bashkiak, në përputhje me rendin e ditës të përcaktuar nga këshilli, si dhe për probleme që kërkon vetë këshilli bashkiak;
- Bëjnë raporte në këshill për gjendjen ekonomiko-financiare të bashkisë dhe njësive administrative përbërëse, të paktën çdo 6 muaj ose më shpesh, sa herë kërkohet nga këshilli;
- Emërojnë dhe shkarkojnë punonjësit e tjerë jo-drejtues të strukturave dhe njësive në varësi të bashkisë, përveç kur parashikohet ndryshe në ligjin 152/2013 “Për Nëpunësit Civil”;
- Miratojnë strukturën organizative dhe rregulloret bazë të administratës së bashkisë dhe të njësive administrative në varësi të tij, si dhe të institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë;
- Emërojnë dhe shkarkojnë administratorët e njësive administrative/lagjeve;
- Marrin masa për kualifikimin dhe trajnimin e personelit të administratës, të institucioneve arsimore, sociale, kulturore e sportive që janë në juridiksionin vendor;
- Përfaqësojnë institucionin brenda dhe jashtë vendit dhe nënshkruajnë marrëveshje me palë të treta në emër të institucionit;
- Kanë të drejtë të nxjerrin urdhra me karakter detyrues.
Kërkesat
- “Kandidati” duhet të ketë vendbanimin në të njëjtën njësi territoriale që ushtron kompetencat institucioni i pushtetit vendor;
- Të mos jetë i dënuar penalisht;
- Të jenë të aftë fizikisht dhe mendërisht;
- Të plotësojë formularin e vetë deklarimit në bazë të ligjit “Për dekriminalizimin e institucioneve publike, nëpërmjet ndalimit të ushtrimit, zgjedhjes apo emërimit në funksione publike të personave me rekorde kriminale”
- Të regjistrohet si kandidat pranë KQZ-së për të marrë pjesë në zgjedhje dhe të rezultojë fitues kur kjo realizohet përmes zgjedhjeve dhe jo emërimit.
Informacion shtesë
Pozicioni i drejtuesit të pushtetit vendor kufizohet nga mandate të përcaktuara në kohë,(mandatet 4-vjeçare Kryetari i Bashkisë). Duke qenë se janë poste politike nuk kërkohet zotërimi i ndonjë profesioni të caktuar ose specializimi të veçantë.
Profesionet në këtë grup
- Administrator rajoni
- Kryeplak
- Kryeplak lagjeje
- Kryetar komune
- Kryetar mini-bashkie
- Administrator i njësisë administrative (rajoni)
- Kryetar i Këshillit Bashkiak
- Kryetar i këshillit të qarkut
- Kryetar qarku
- Drejtor Drejtorie në administratën e bashkisë
- Drejtor Drejtorie në administratën e komunës
- Drejtor Drejtorie në administratën e njësive bashkiake
- Drejtor Drejtorie në administratën e Qarkut
- Këshilltar i Kryetarit të bashkisë
- Këshilltar i Kryetarit të Komunës
- Këshilltar i Kryetarit të Kuvendit
- Këshilltar i Kryetarit të Qarkut
- Këshilltar/Anëtar bashkie
- Nënkryetar bashkie
- Nënprefekt
- Prefekt
- Sekretar i këshillit bashkiak
- Sekretar i përgjithshëm i qarkut

